Sa te ish-burri, sa te unë!

perjetim_1469381424-8311650


Ka dy vjet që punojmë bashkë, në të njëjtën shkollë. Fillimisht më tërhiqte si arsimtare, por asgjë më shumë se aq. Me kalimin e kohës nisa ta njihja edhe më mirë, sepse e kalonim një pjesë të mirë të ditës bashkë.

Por, nuk shkoi gjithçka si miq. Raporti ynë u avancua në dashuri, rrëfen për Portalin tonë “Kosovarja”, S., nga Fushë-Kosova.

Një ditë, pas mësimit, e ftova për kafe. Ajo më tregoi se ishte grua e martuar, e që unë deri atë ditë nuk e kam ditur. Dhe, u ndjeva keq e ftova në kafe, se ndoshta mund të kishte probleme me burrë, pastaj…

Por, edhe ditëve të tjera vazhdoja të kaloja një pjesë të madhe të kohës me të. E pyesja vazhdimisht se si i kishte punët me burrë dhe më thoshte se nuk kishte ndjenja për të dhe se tashmë i kishin humbur shpresat se mund të vazhdonte me të, edhe pse ai ishte shumë i sjellshëm, i mirë. I thashë që të ishte e sinqertë me burrë dhe t’ia thoshte të vërtetën…

Sidoqoftë, shoqëria jonë vazhdonte dhe ndjenjat për të më forcoheshin gjithmonë e më shumë. Kisha vënë re se as ajo nuk ishte indiferente ndaj vëmendjes sime. Një pasdite dolëm nga shkolla bashkë dhe pasi pimë kafe në një qosh ku të tjerët nuk na shihnin u puthëm.

.Zhgënjimi i parë

Kaluan tre muaj nga ajo ditë dhe lidhja jonë dukej se shkonte mirë. Unë, të them të drejtën, isha marrëzisht i dashuruar në të, por nuk do ta kisha menduar kurrë se do t’më zhgënjente dhe do të lëndohesha aq shumë prej saj. Pas ndarjes me burrë ajo kishte vazhduar t’i ruante kontaktet me të dhe ishin takuar disa herë, por pa dijeninë time. Në një nga këto raste ajo kishte shkuar në shtrat me të.

Si e zbulova? Një ditë pas mësimit u ndala në shkollë, se më duhej të punoja në ditar. Gjatë asaj kohe më telefonoi dhe kërkoi ta fikja kompjuterin që e kisha pranë, sepse e kishte harruar e-mailin e hapur. Kur shkova ta mbyll, vura re se në listën e e-maileve ishte edhe emri i ish-burrit të saj. Nuk më la kureshtja dhe e hapa. Ai i kishte thënë se vazhdonte t’i kishte të njëjtat ndjenja për të dhe se i vinte mirë se edhe ajo i kishte treguar natën që kaloi se vazhdonte të ndjente diçka. I kishte thënë se kishte dëshirë që net të tilla si e një nate më parë të përsëriteshin më shpesh. U trondita, nuk arrija të besoja në një gjë të tillë. Nuk i thashë asgjë dhe bëra sikur nuk e kisha lexuar atë e-mail.
Si erdhi fundi?
Të nesërmen i thashë se e kisha lexuar e-mailin e saj dhe se ndërmjet nesh çdo gjë kishte përfunduar. I dolën lotët dhe më lutej ta falja, sepse gjithçka kishte ndodhur në një moment dobësie dhe se nuk ishte e qartë me veten për ndjenjat që kishte për mua dhe për ato që ndjente për ish-burrin. Më kërkoi falje dhe m’u lut që ndarja jonë të mos ishte përfundimtare dhe t’i jepja pak kohë që ta sqaronte me veten se çfarë po ndodhte.

Nuk iu përgjigja dhe, në fakt, nuk kam një përgjigje për këtë. Nuk e di nëse do mund ta fal dhe të harroj gjithçka..S