Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? Këshilla e ekspertëve është befasuese

Që të gjithë, të paktën njëherë në jetë e kemi pyetur veten se sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?

Me smogun dhe jetën e përditshme, detyrohemi që t’i lajmë shumë shpesh. Por mendim i ekspertëve është krejt i ndryshëm.

Siç raporton sajti New York Times, Jeff Chastain, parukier amerikan në New York, thotë se flokët e femrave nuk duhen larë më shumë se një apo maksimumi dy herë në javë.

“Sa më pak shampo, aq më të fortë dhe të gjatë do i keni flokët”, thotë ai. Jo vetëm kaq, por parukieri amerikan këshillon që të përdoret balsami në vend të shampos.

Arsyeja? Ka më pak veti detergjenti dhe është më pak agresiv.

Kjo këshillë vlen sidomos për femrat me flokët kaçurrela, të cilat kanë edhe më pak nevojë për t’i larë flokët.

Sa i takon meshkujve, ai këshillon që t’i lajnë flokët me shampo një herë në javë dhe herën e dytë vetëm me balsam. Po nëse flokët e femrave nuk i rezistojnë ditës së tretë pa larë dhe bëhen me yndyrë? Eksperti këshillon shampo pa yndyrë.