Sa orë flenë, Mustafa, Jahjaga, Veseli, Haradinaj, Pacolli…(Foto)

Passport.jpg1

 

Gjumi aq orë sa duhet, është i rëndësishëm për të pasur një shëndet të mirë.

Por, disa nga figurat kryesore të politikës kosovare nuk flenë edhe aq shumë.

“Zëri” është informuar nga liderët dhe personat kryesorë të skenës politike se sa orë gjumë bëjnë ata.

Image

Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa del të jetë njëri prej politikanëve që bënë më së paku gjumë.

Zyrtarë të Qeverisë kanë konfirmuar për “Zërin” se Mustafa flenë 3 deri në 5 orë.

Image

Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga nuk ia tepron edhe aq shumë me gjumë.

Zëdhënësi i Presidencës, Arbër Vllahiu ka konfirmuar se e para e shtetit bënë gjumë gjashtë orë.

Image

Po njëjtë vepron edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Këshilltarët e tij kanë treguar se i pari i Kuvendit bën rreth 6 orë gjumë.

Image

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për ëndrrat e tij ka ndarë tri deri në katër orë.

Këshilltari i tij i parë, Avni Arifi, ka treguar për “Zërin” se Haradinaj e ka rregull që në orën 07:00 të mëngjesit të zgjohet nga gjumi, pa marrë parasysh angazhimet e tij.

Image

Njëjtë si Haradinaj vepron edhe presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Kësisoj, këshilltari i tij, Jetlir Zymberaj, ka deklaruar se biznesmeni i madh kosovar fle tri deri në katër orë.

Image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tregoi se gjatë ditëve të javës pushon 5 deri në 6 orë.

Ndërsa për fundjavë, i pari i kryeqytetit vepron ndryshe.

“Shtatë deri në tetë orë pushoj gjatë fundjavës” ka thënë Ahmeti për “Zërin”.

Image

Ndërsa, kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, del të jetë më “gjumashe”.

Ajo ka treguar për “Zërin” se bën gjumë gjashtë deri në shtatë orë.

Sipas ekspertëve, këto janë rekomandimet për orët e gjumit për çdo grupmoshë. 1-2 vjeç këshillohet nga 11 deri në 14 orë.

Nuk rekomandohet më pak se 9 orë dhe as më shumë se 16 orë gjumë. 18- 25 vjeç këshillohet 7 deri në 9 orë gjumë.

Nuk këshillohet më pak se 6 orë dhe as më shumë se 11 orë gjumë. 26-64 vjeç këshillohet 7 deri në 9 orë gjumë.

Nuk këshillohet më pak se 6 orë gjumë dhe as më shumë se 10 orë gjumë.

Mbi 65 vjeç këshillohet 7 deri në 8 orë gjumë.

Nuk këshillohet më pak se 5 orë dhe as më shumë se 9 orë gjumë.