“Sa herë kaloj para servisit më ngacmon dhe…”, 39-vjeçarja i “hap punë” vlonajtit

Foto ilustruese

Një ngjarje jo e zakontë dhe shumë problematike i ka ndodhur një burri nga Vlora, i cili është kallëzuar penalisht nga ana e një gruaje që kalonte herë pas here përpara dyqanit të tij.

Burri ka një pikë servisi për rregullimin e automjeteve, ndërsa gruaja e ka kallëzuar në polici me pretekstin se sa herë që kalon pranë biznesit të 44-vjeçarit, ngacmohet nga ai.

Policia bën me dijes e ka nisur hetimi për L.S, vjeç 44, banues në Vlorë, pasi dyshohet se një 39-vjeçare ka bërë kallëzim më datë 03.08.2017, se e ka kanosur me fjalë disa herë, kur kalon para servisit.