Sa është pasuria e Emiljano Shullazit?


Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka nisur hetimet për pasuritë e Emiljano Shullazit.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili u pyet nga mediat për këtë çështje. Edhe pse nuk jepen shumë detaje, Ahmetaj në përgjigjen e tij nuk e mohoi një hetim të tillë, por i mëshoi faktit se kjo Drejtori ka shkëmbime intensive me Prokurorinë.

Ndërkohë, Prokuroria për Krimet e Rënda, që po heton dosjen “Shullazi” vazhdon veprimet hetimore.

Hetuesit kanë marrë një përgjigje nga kompanitë celulare, ku sqarohet se në emër e të Emiljano Shullazit nuk ka asnjë numër të regjistruar.

Por në përgjimet e SHISH thuhet se ai fliste me telefonat e bashkëpunëtorëve të tij, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.

Prokuroria ka deleguar disa veprime tek oficerët e policisë, që të verifikojnë në hipoteka të gjitha pasuritë e paluajtshme të Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Mënyrën si janë përfituar dhe më pas regjistruar.

Në sitën e hetuesëve do kalojnë edhe llogaritë bankare të tre të arrestuarve dhe familjarëve të tyre.
emiljano-shullazi_0-1-640x470