Sa është e vjetër Toka?

Toka është aq e vjetër sa që është vështirë të kuptohet, por në qoftë se ne imagjinojmë se është e vjetër vetëm një vit, atëherë i gjithë njerëzimi ekziston më pak se pesë orët e fundit. Mosha e tokës është tentuar të përcaktohet nga njerëzit ndër shekuj. Në fillim të shekullit të XVII-të, James Ussher, kryepeshkopi i Armagh-it, bazuar në shifrat biblike, solli datën e krijimit të botës.

Ai e vendosi atë në vitin 4004 p.e.s, kurse kjo kronologji mund të gjendet në disa botime të vjetra të Biblës. Ne tani e dimë se kryepeshkopi Ussher kishte gabuar jashtëzakonisht, më shumë se një milion herë. Mosha e pranuar shkencërisht e tokës është rreth 4.6 miliardë vjet. Llogaritja e saktë e moshës së Tokës është bërë e mundur vetëm nga viti 1950, kur u zbulua se ajo ishte e vjetër aq sa dielli dhe planetët tjera.

Në fund të shekullit të XVII, shkencëtari dhe mjeku danez, Niels Stensen, i cili më vonë u bë peshkop, e kuptoi se shtresat e larta sedimentare të shkëmbinjve janë më të reja në moshë se ato më të ulëta. Ky zbulim, në shekullin e XIX, nxiti studiuesit të bien dakord për një seri të shkëmbinjve që janë gjetur në të gjithë botën dhe të përpunojnë në bazë të tyre, të paktën një kronologji të pjesshme të planetit. Shkenca që merret me përcaktimin e moshës së shkëmbinjve quhet gjeokronologjia.

Megjithatë, vetëm në fillim të shekullit të XX-të, shkencëtarët britanikë dhe amerikanë kanë zbuluar se disa elemente radioaktive mund të shërbejë si një orë që regjistron kalimin e periudhave kohore të dhunshme. Atomet e këtyre elementeve përfundimisht treten për të prodhuar elemente të tjera. Shkencëtarët kanë fituar “orë” nga kjo, por nuk dinë të lexojnë kohën. Kjo i mundësoi atyre që gjatë Luftës së Dytë Botërore të zhvillojnë një instrumenti të quajtur spektromatës masiv. Kjo pajisje ndan atomet sipas raporti midis masës së tyre dhe ngarkesës elektrike. Me të është e mundur për të matur edhe sasinë më të vogël të izotopeve radioaktive në një shkëmb./zeri/LajmeOnline/