Rusia po përgatitet për një luftë të madhe

Qeveria ruse ka investuar për ndërtimin e bunkerëve top-sekret veçanërisht në Moskë. Vendimi është marrë nga Presidenti rus Vladimir Putin, i cili ka investuar në shumë struktura përreth kryeqytetit në rast të ndonjë lufte me Perëndimin.

Raportet e muajit të kaluar bëjnë me dije se Rusia ka filluar ndërtimin e dhjetërabunkerëve nëntokësorë në të gjithë vendin disa vite më parë, sipas zyrtarëve amerikanë.

“Rusia po bëhet gati për një luftë të madhe, në të cilat mund të marrë përsipër edhe përdorimin e armëve bërthamore”, tha një ish-zyrtar i politikës bërthamore në Pentagon, Mark Schneider, për Washington Free Beacon.

Mediat ruse thonë se bunkerët nëntokësor janë duke u ndërtuar rreth Moskës, si pjesë e një strategjie të re të sigurisë kombëtare.
Rusia ka ndërtuar edhe një bunker në shkallë të gjerë pranë malit Yamantau në Urale.

Marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë janë përkeqësuar vitet e fundit që nga aneksimi i Krimesë dhe konfliktit të vazhdueshëm në Siri. Tensionet janë ngritur edhe me stërvitjet e NATO-s në shtetet baltike në Evropën Lindore.