Rummenigge: Me Juventusin si një finale

r

Një takim i nivelit të lartë përpara sfidës së Champions League, Bayern Mynih – Juventus. Karl-Heinz Rummenige administrator i deleguar i Bayern Mynih dhe presidenti i Juventusit Andrea Agnelli kanë marrë pjesë një takim në Malpensa të bordit të ECA, shoqata e klubeve europiane i cili mbledh përgaqësuesit e klubeve më elitarë të kontinentit të vjetër. Në fund të takimit Rummenige ka folur edhe për sfidën cerekfinale ndaj Juventusit.

“Jemi miq, nuk kemi probleme ndërmjet dy klubeve. Do të jetë një ndeshje e vështirë si për ne ashtu edhe për ata, do të jetë një takim i hapur. Kishte skuadra shumë më të lehta se Juventusi me të cilat mund të ishim përballur, por edhe më pak të forta se Bayern. Vidal? Është e vërtetë se një vit e gjysëm më parë na pëlqente, por nuk kemi patur probleme me Juventusin”.

Me pak fjalë edhe drejtuesi i lartë gjerman pranon se ky është një duel që vlen edhe më shumë se cerekfinalet e Champions League. “Është si një finale e mundshme. Në Munich mezi po e presim ashtu sic mendoj se është edhe në Torino. Si do që të shkojë mendoj se do të jetë një përballje interesante ndëmjet dy skuadrave të një niveli shumë të lartë”.