“Ruby”, Silvio Berluskoni përfundon në spital

thumb (4)

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka përfunduar në spitalin “San Raffaele” për probleme me sytë. Teksa gjykatësit e një tjetër procesi gjyqësor të njohur si “Ruby” (ku Berlusconi akuzohe për prostitucion minorenësh) janë në dhomën e këshillit për të vendosur në lidhje me kërkesën e ndalimit të gjyqit për një “shqetësim të rëndë të shikimit të Berlusconit”, sipas asaj që është paraqitur nga avokatët e tij.

 

 

Prokurorja Ilda Bocassini, tha se sëmundja e ish-kryeministrit italian, i cili prej kohësh ka rekomandim për të mos u ekspozuar ndaj dritës së fortë, nuk përbën një pengesë absolute. Sipas prokurores, tre certifikatat mjekësore më datat 5, 6, 7 mars, të lëshuara nga mjekët e “San Raffaeles”, përfaqësojnë një mënyrë për të bërë të mundur që seanca të mos zhvillohet.
Avokati i Berlusconit, Nicolo Ghedini, ka folur për logjikën e dyshimit nga ana e prokurorisë, ndërsa avokati tjetër Piero Longo, ka kujtuar se simptomat e sëmundjes së Berlusconit evoluojnë në mënyrë të përditshme.