Rubineti ndryshon ngjyrën e ujit

loading...

Capture

loading...
Një nga rubinetet më të veçantë që mund të blesh duke lundruar në internet është rubineti që ndryshon ngjyrën e ujit në varësi të temperaturës së tij. Kushton vetëm 4.17 dollarë dhe është shumë miqësor me ambientin.

Ky rubinet përshtatet me çdo lloj çezme nuk ka nevojë për bateri apo rrymë elektrike pasi shfrytëzon vetë presionin e ujit. Më e bukura qëndron te ngjyra e ujit, ai ndryshon në tre ngjyra të ndryshme.

Kur temperatura e ujit është nën 33 gradë, uji merr ngjyrë blu. Kur uji ka temperaturë midis 33 dhe 41 gradë, uji merr ngjyrë jeshile dhe kur temperatura e ujit është mbi 42 gradë, ngjyra e tij bëhet e kuqe.

Ky rubinet ka dhe një dritë LED që e bën edhe më të lehtë mbushjen e gotës direkt nga rubineti edhe në errësirë të plotë.

loading...