Rrufeja godet aeroplanin e Kombëtares italiane

sport-Al2_672023761

Kontingjenti i përfaqësueses italiane të futbollit ka aterruar rrëmbyeshëm dhe me mjaft frikë në aeroportin e Gjenevës. Aeroplani Alitalia, i cili ishte nisur nga Firenze, ka zbarkuar në aeroportin zviceran rreth orës 18:30, por është goditur nga një rrufe duke zbritur në qytetin zviceran.

Në bord të gjithë i ka kapluar frika, por ekuipazhi menjëherë i ka qetësuar pasagjerët. Për fat të mirë, Azzurrët shpëtuan mirë. Claudio Marchisio, nëpërmjet rrjetit social Twitter ka dashur t’i qetësojë të gjithë pas këtij rasti. “Shpëtuam mirë sot në aeroplan. Tash jemi në hotel në Gjenevë dhe nesër na pret një lojë e madhe me Brazilin”, shkroi mesfushori italian i Juventusit.

Selektori Cesare Prandelli e ka pashkruar kështu situatën: “Nuk ishte aspak e këndshme dhe askush nuk mund të them se nuk kisha frikë. Më kishte ndodhur edhe në të kaluarën, por asnjëherë një tronditje aq e fortë”, tha trajneri italian.