Rrufeja enigmatike mbi Shen Pjeter ka lidhje me doreheqjen e Papes

Kur Papa Benedikti XVI njoftoi dorëheqjen e tij më 11 shkurt kjo nuk qe tronditja e vetme që goditi Vatikanin. Pati gjithashtu edhe goditje elektrike ndërsa dy rrufe të veçanta goditën bazilikën e Shën Pjetrit. Disa dolën në përfundimin që kjo qe një shenjë nga Zoti. Por a mund të ketë qenë një goditje rastësoreLe të shikojmë fillimisht vetë bazilikën e Shën Pjetrit.“Faktorët që përcaktojnë probabilitetin e goditjes së një strukture nga rufetë janë të tilla si vendndodhja afërsia me ndërtesa të tjera dimensionet e saj” shpjegon Mattheë Ëaldrum ekspert i një grupi që merret me llogaritjen e probabilitetit të goditjes së ndërtesave nga rrufetë si pjesë e masave paraprake me rrufepritëse.“Edhe materiali i përdorur për ndërtim është gjithashtu një faktor i rëndësishëm. Shën Pjetri është një ndërtesë jashtëzakonisht e madhe. Ajo nuk është tërësisht e izoluar por dukshëm ajo është më e lartë sesa ndërtesat e tjera përreth gjë që rrit probabilitetin që rrufeja të bjerë mbi të dhe jo mbi ndërtesat përreth”.Fakti që nuk pati dëme në bazilikë tregon se ajo është shumë mirë e mbrojtur nga rrufetë.Por Ëaldrum dhe kolegët e tij kryen një llogaritje teorike për rrezikun e humbjes së jetës në një ndërtesë si Shën Pjetri në kushtet e mungesës së rrufepritëseve duke marrë parasysh numrin e madh të njerëzve që e frekuentojnë atë.“Ne kryem një llogaritje teorike për një ndërtesë të ngjashme me bazilikën e Shën Pjetrit. Rezultati qe që – në krahasim me probabilitetin e zakonshëm të rrezikut të goditjes nga rrufeja që është një në 100 mijë në vit – ne aktualisht dolëm në konkluzionin që për Shën Pjetrin probabiliteti është një në 112. Dhe ky është një probabilitet shumë i lartë”.