Rrokulliset traktori, humbë jetën një person

Një person ka gjetur vdekjen dje pasdite në Gjilan si pa pasojë e rrokullisjes me traktorin e tij. Sipas policisë, viktima është serb kosovar dhe i njëjti ishte rrokullisur me traktor dje rreth orës 17:00.

“Viktima nga plagët e marra ka ndërruar jetë dhe vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.