Rrobaqepësi shqiptar i Messit: Rrefen bisedat me Mesin per Kosoven dhe lobingun qe po ben ne Barcelone

loading...

spot5170-7241-mesi_me_rrobaqepes_shqiptar

loading...
Krahas veshjes, Hasanit i ka rënë të rrijë rreth 30 minuta me Messin, të cilin thotë se e njoftoi edhe me Kosovën. “Është aq njeri i mirë dhe i thjeshtë sa që kemi biseduar rreth 30 minuta me të. Më pyeti se prej nga vijë. I thash nga Kosova dhe e dinte shumë pak. U desh t’ia shpjegoj me hartë se ku gjendet Kosova. Më tha se kurrë nuk ka takuar njeri nga Kosova.

Më pyeti se çfarë gjuhe flasim”, vazhdon Hasani.
Ai tregon se çfarë njeriu është Messi jashtë fushe. “Është shumë djalë i mirë. I urtë dhe po ashtu i marrueshëm. Është tip më ndryshe se Ronaldo. Nuk është mendjemadh”. Kjo nuk ishte vizita e parë dhe as e fundit e Messit në firmën “Ermenegild Zehna”. “Ka qenë edhe para 6-7 muajve, ka blerë një çantë të lëkurës dhe 2-3 xhamperë. Këtu vetëm jemi përshëndetur, pasi iku menjëherë”

Puyoli, më gilipter se Messi

Krahas Messit, firmën në të cilën punon Hasani e ka vizituar edhe kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol. Muhameti thotë se Puyol, është tip shumë më i gjallë se Messi. “Puyoli është më gilipter. Më vështirë bisedon me të se sa me Messin. Ai vishet më shumë në mënyrë sportive”. Çdo mysafir i famshëm i Mukit, nuk ka qare pa u njoftuar edhe me Kosovën.

“Mundohem të lobojë për Kosovën. Jo vetëm Puyol e Messi, por ka pasur dhe ka edhe shumë aktor, basketbollistë e shumë të tjerë që vijnë këtu. Të gjithëve u tregoj se jam nga Kosova dhe kur nuk e dinë ua shpjegoj se ku gjendet”, potencon Hasani që vije nga Prishtina. Ai pohon se ka miqësi të mirë edhe me ish-presidentin e Katalunisë, Jordi Puyol, për të cilin thotë se kishte njohuri për Kosovën më shumë se vetë ai. Atij i ka ndodhur ta vizitoj edhe Pau Gasol dhe aktor të ndryshëm.

Hasani nuk ka se si të mos jetë tifoz i Barcelonës, të cilën shpesh herë shkon dhe e shikon ‘lajv’. “Ditë më parë isha edhe në takimin e basketbollit Barcelona – Partizani”, potencon Hasani. Ai është i martuar me shtetase spanjolle, kurse fëmijët e tij janë Ariani (15-vjec), i cili merret me basketboll dhe Alberti (7-vjec), që një ditë ëndërron të ndjek rrugën e yjeve të Barcelonës.

spot5170-7241-mesi_me_rrobaqepes_shqiptar

loading...