Rritja e Lottes, nga një bebe në 14 vjeçe, në 4 minuta – VIDEO

0

Një baba ka postuar një video të mrekullueshme të së bijës së tij, ku shfaq atë teksa ajo rritet nga një bebe në një vajzë 14-vjeçe.

Frans Hofmeester nga Holanda ka incizuar video të shkurtra njëherë në javë derisa ajo ka mbushur 14 vjet nëntorin e kaluar dhe filmin e prodhuar më pas e ka postuar në YouTube.

Në fillim shihen pamje teksa Lotte qan, vjell e lazdrohet, por në fund të videos mund të shihet se ajo është rritur dhe zhvilluar në një vajzë shumë të bukur.

Videoja është shumë emocionale dhe në të njëjtën kohë është një ide e mirë për prindërit e rinj që të krijojnë diçka të ngjashme për fëmijët e tyre.