Rrihen përsëri dy nxënës shqiptar në Shkup

dedf6c38-be71-4d32-b258-827691c066f0Dy nxënës shqiptar të shkollës së Mesme “Dimitar Vllahov” në lagjen Aerodrom janë rrahur keq në orët e pasdites nga disa maqedonas. Incidenti ka ndodhur rreth orës 15 e 30 përballë shkollës së mesme të lartëpërmendur. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve dy nxënësit shqiptar janë dërguar në spitalin e afërt “Naum Ohridski” shkruajnë mediat maqedonase, transmeton Shqipmedia. Policia është duke kryer inspektimin e rastit.

Para disa ditësh nga po e njëjta shkollë u rrah një nxënës 15 vjecar shqiptar nga huliganët maqedonas./Shqipmedia