Rrëzohet helikopteri i Ushtrisë shqiptare, 3 të vdekur (Foto)

loading...


Një helikopter është rrëzuar këtë mërkurë rreth orës 14.00 në fshatin Grishë të Malësis së Madhe. Lajmi konfirmohet nga banorë të zonës. Nuk dihen ende shkaqet e rrëzimit të helikopterit.
Nga raportimet e para, dyshohet se në helikopter kanë qenë 4 persona, ku 3 prejt të cilëve kanë humbur jetën dhe njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.
a
Forca të shumta të policisë dhe të FNSH-së ndodhen në vendngjarje. Po ashtu në vendin ku është rrëzuar helikopteri i cili thuhet se ka rënë në liqen kanë mbërritur edhe zjarrëfikëset.
Korrespondenti i Shqiptarja.com, Elvis Nabolli i cili ndodhet në vendngjarje thotë se në bregun e Liqenit të Shkodrës gjenden disa mbetje të helikopterit.
aa
Administratori i Malësisë së Madhe, Ismet Qosja tha në një lidhje telefonike, për Report TV se një helikopter ka rënë në liqenin e Shkodrës, në një largësi rreth 500 metra. Njëri nga personat që ndodheshin në helikopter është nxjerrë nga uji dhe është dërguar në spitalin e Shkodrës.
r1

loading...

r2

loading...