“Rreziku nga kafshët në rrugë”

Policia e Kosovës, Njësiti i Komunikacionit Rajonal pran Drejtorisë Rajonale në Pejë,me qëllim të ngritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor, do të ndërmarrë një fushatë sensibilizuese me moton “Kafshët në rrugë-rrezik në komunikacion”.

Në këtë fushatë do të kontaktohen qytetar të ndryshëm gjithandej rrugëve me përgjegjësi, kryesisht pronar të kopeve të kafshëve të ndryshme shtëpiake(lope,kuaj e dele), të cilët zakonisht kullosin kafshët e tyre afër rrugëve, apo edhe vetëm që kalojnë mbi to.

Fushata do te fillojë me 19-07-2013 dhe do të përfundojë më 26-07-2013.