Rrezikohen Shqipëria dhe Kosova, kjo është vera më e nxehtë në 200 vjet

Kompania e njohur amerikane për parashikimin meteorologjik “AccuWeather” parashikon se për zonat në Evropën Jugore dhe Lindore kjo do të jetë një verë e gjatë, e ngrohtë, me temperatura të larta të rrezikshme dhe thatësirë shkruan Indeksonline, transmeton portali CNB.al.

Sipas parashikimeve të “AccuWeather” në këtë zonë pritet një periudhë e gjatë me temperatura mbi mesataren e zakonshme, veçanërisht në Itali dhe në Gadishullin Ballkanik.

Veçanërisht temperatura të larta do të jenë të pranishme gjatë korrikut dhe gushtit. Meteorologu Aen Repert duke folur për zonën e Ballkanit deklaroi se rrezik më i madh nga temperaturat e larta i kanoset Maqedonisë, Hungarisë dhe Rumanisë.

Kolegu i tij Tajler Rojs nuk e përjashton mundësinë edhe të paraqitjes së nivelit të rritur të smogut dhe cilësisë së keqe të ajrit.

Si pasojë e temperaturave të larta do të paraqitet thatësirë, që negativisht do të pasqyrohet tek të mbjellat. Thuhet, gjithashtu, se prej vitit 1800, këto temperatura nuk janë parë, gjatë verës.