Rrezik për sulmet terroriste në Shqipëri, Haxhinasto urdhëron kontrolle të detajuara në çdo port (FOTO)

loading...


Portet e Republikës së Shqipërisë, i Durrësit, Shën Gjinit, Vlorës, Sarandës, “Romano Port” Durrës, “Petrolifera” Vlorë, kanë marrë masa të forta sigurie, pas sulmeve terroriste që ndodhën në Bruksel, Belgjikë.
Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto ka urdhëruar “Autoritetit Shtetëror për Sigurinë në Porte”, për testimin e nivelit të sigurisë në portet e vendit, për të parë reagimin në kohë të forcave të sigurisë dhe për të parandaluar ngjarje që cënojnë sigurinë.
Ndër masat që kanë filluar të aplikohen, janë shtimi i kontrolleve të hyrje daljeve të individëve të ndryshëm, kontrolle të imtësishme të mjeteve dhe të pasagjerëve. I bëjmë thirrje qytetarëve dhe operatorëve portuale privat, që të bashkëpunojnë me autoritetet. “AShSP”, po monitoron dhe kontrollon zbatimin e masave për administrimin specifik nga portet.
Untitled

loading...

IS

loading...