Rrënqethëse/ Rrëfimi i nuses nga Mitrovica: Si më përdhunuan kriminelët serbë me 6 femra tjera

Kishte kaluar vetëm një jave prej kur ajo kishte humbur fëmijën e saj të parë. Pranvera e vitit 1999 kishte sjell në jetën e saj ngjarjen më tragjike që një gruaje mund ti ndodhë. Ishte vetëm 21 vjeç kur u dhunua dhe u keqtrajtua nga paramilitaret serbë për dy ditë më radhe në bodrumin e shtëpisë. Sot e asaj dite, këtë shtëpi ajo e urren më së shumti.

“Nuk dëshiroj të flas me emër për ngjarjen më të hidhur të jetës sime. Ndonjëherë nuk kam dëshirë të jem në mesin e të gjallëve. Vetëm diçka më mban në jetë. Fare pak njerëz dinë se mua më kanë dhunuar. Edhe ata që kanë njohuri se atë ditë më datën 22 prill 99, më kanë dhunuar, nuk janë njerëz të rrethit tim dhe nuk më bie ti takoj” ka filluar rrëfimin e saj rrëqethës M.SH nga ana e Mitrovicës.

Tmerri i vërtetë për M.SH, kishte vazhduar vetëm një javë pas, kur në shtëpinë e braktisur në një lagje në hyrje të qytetit ishte dhunuar nga paramilitarët serbë, bashkë më 5 gra e vajza për, që nuk i kishte njohur më parë.

“Pasi gjithë lagjja filluan ti lëshonin shtëpitë, burri im shkoi që të kërkojë disa barna për mua sepse kisha një javë që nuk kisha mundur të qëndroja në këmbë. Paramilitaret serbë kanë rrethuar shtëpinë dhe gjithë lagjen duke sharë e bërtitur pas asnjë mëshirë.

Deri të dera jam ngritur disi kur kam parë aq shumë policë dhe ushtarë menjëherë më kanë lëshuar këmbët. Njeri më është afruar dhe duke sharë në gjuhen serbe më ka kapur për flokë dhe më ka fut në një veturë të policisë, ku brenda kishin qenë edhe dy femra tjera për të cilat nuk e di se ku i kishin marrë. Nga aty na kanë dërguar tek një shtëpi në një lagje të qytetit”, ndalon se rrëfyeri ajo.

Lotët nuk e lënë të flas për një kohë. Më pas, qetë fillon prape të tregoj rrëfimin që ka përjetuar 18 vite më parë në qytetin e saj. Ajo pasi ishte dërguar atje, ishte ngre për flokësh deri në podrumin e asaj shtëpie e cila kishte qenë e boshatisur por që aty kishte parë edhe pesë femra tjera. Ajo ishte dhunuar në atë bodrum nga dy paramilitar. Një serb, i cili thotë të kishte qenë në i ri moshe nuk kishte pranuar ta dhunoj as atë e as femrat e tjera që kishin qenë aty.

“Një djalë i ri në moshë i gjatë dhe më një pamje jo armiqësore nuk pranoj të më vërsulej, nuk kishte pranuar as ti dhunoj ato pesë të tjerat. Gratë që kanë qenë aty asnjëherë si kam parë, vetëm më kujtohet njëra që thoshte se burrin e kunatin ia kanë vrarë dhe kjo kishte shkuar për ta kërkuar ata dhe kishte renë në dorë të paramilitareve serbë të cilët edhe më pas kishin dhunuar në më shumë se 5 herë” ka thënë ajo që lufton me varfërinë dhe sëmundjen që e ka rënduar shumë.

“Kemi dalë disi në oborr më friken se po na vrasin, kemi dalë dhe kemi parë aq shumë gjak se jemi çmendur fare. Kemi filluar të bërtasim të gjitha dhe njeri nga serbet ka bërtitur serbisht se hyni në kerr se do ju vras të gjithave. Ne menduam që po na dërgojnë diku për të na vrarë. Ai na ka dërguar një 5 kilometra larg asaj shtëpie, duke na lëshuar në rrugë dhe aty edhe jemi bashkuar më familjet e tjera shqiptare të cilat kishin filluar ta lëshonin Kosovën. Kam kërkuar në gjithë kolonën burrin tim por nuk e kam parë më thanë se ka ikur në mal dhe se kishte menduar që mua më kishin vrarë” ka treguar gruaja më inicialet M.SH.

Tashmë nuk kthen kokën mbrapa. Ajo ka vetëm një qellim, që femrat e dhunuara në Kosovë mos të mbesin të harruara, siç ajo ka mbetur e harruar në kujtesën e secilit. Ngjarja e hidhur e pranverës vitit 1999 në një lagje të Mitrovicës atë e ka bërë të është ashtu siç është, me buzëqeshje të pa gëzuar,më lot të tharë dhe me jetën e saj ndryshk të cilën as që kishte dashur ta jetoj pas dhunimit asaj që i kishte ndodhur gjatë luftës.

Ajo thotë se bashkëshorti i saj nuk e di nëse është dhunuar apo jo dhe se asnjëherë nuk e kishte pyetur, por që vëllai kishte kuptuar që ishte dhunuar dhe ngjarjen e gjitha çfarë kishte ndodhur. Në dasmën e vëllait një vit pas luftës ajo e kishte kaluar tek familja e saj dhe në ankthin që kishte pas në gjumë e kishte treguar gjithë historinë.

“Vëllait tim i është shkatërruar jeta. Në natën e dasmës ai e kishte marrë vesh se jam dhunuar pasi kisha folur aq shumë në gjumë. Sot ai kujdeset shumë për mua dhe asnjëherë nuk më ka braktisur. Aktualisht kam shumë probleme shëndetësore, por që bashkëshorti punon ditë e natë që mos të më mungoj asgjë. Kam tre fëmijë të shëndoshë e të mirë dhe kënaqem me ata, por asnjëherë nuk harroj të kaluarën time” ka thënë ajo.

E dhunuara gjatë luftës pret përkrahje edhe më të madhe nga shteti, dhe bën apel që të bëhet sa më shumë që ligji për ketë kategori të ketë mjete shtese financiare dhe benificione tjera.

“Neve na ka ndodh çka na ka ndodh. Sot jemi pa punë pa të ardhura të larta. Ne kemi nevojë për mbështetje nga shteti. Duhet të bëjnë gjithçka që ata të sigurojnë mjete financiare për neve. Më lejoni po ashtu ta përshëndes ish presidentin e vendit Atifete Jahjaga e cila vazhdimisht po na përkrahë” ka përfunduar M.SH.