Rrena e rradhes e kryeminsiter Mustafa !!

loading...

iz-11
loading...

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e shtatë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka shprehur falënderimet për SHBA-të, shtetet e BE-së dhe vendet anëtare të NATO-s, në mbështetjen për çlirimin, si dhe tani në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

Ai, në ceremoninë solemne të Kuvendit të Kosovës, ka falënderuar edhe shqiptarët kudo për mbështetjen që kanë dhënë në tejkalimin e asaj situate të vështirë.

“Shtatë vite shihen dhe vlerësohen ndryshe nga qytetarë, institucione vendore dhe ndërkombëtare. Shtatë vjet pas çlirimit, Kosova ka ndryshuar petkun e saj, ndryshimet janë të prekshme. Kosova është pranuar nga 108 vende të botës, është anëtare e shumë institucioneve financiare ndërkombëtare”, ka thënë Mustafa.

Megjithatë ai ka përmendur faktin se jemi i vetmi vend i privuar nga lëvizja e lirë dhe se si institucione presin nga BE-ja, liberalizim të vizave.

“Kosova ka pasur një normë të rritjes ekonomike por kjo nuk i ka plotësuar nevojat”, ka shtuar ndër tjerash Mustafa.

Përkundër kësaj, ai ka theksuar se institucionet e vendit, përkatësisht Qeveria, do të punojë në flakjen e skamjes dhe eliminimin e korrupsionit.

“Do të punojmë të gjithë së bashku për të vënë rend dhe ligj për të siguruar shtet të së drejtës. Gjithë ne do të respektojmë votën, Kushtetutën dhe ligjin dhe askush nuk mund të vihet mbi to. Qeveria e Kosovës ka program specifik për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, agjendë evropiane, reforma në arsim dhe cilësi, duke hapur perspektiva të reja për të gjithë qytetarët, sidomos për të rinjtë. Kosova është vend i sigurt për të jetuar”, ka thënë ndër tjerash kryeministri Mustafa, duke kërkuar nga qytetarët që mos të largohen nga Kosova por të qëndrojnë dhe të punojnë në Kosovë.

loading...