Rrëmbyesit lirojnë babain e Tevezit

Pas qëndrimit tetë orësh i kidnapuar, babai i sulmuesit të Juvenusit, Carlos Tevez, është liruar nga rrëmbyesit.
Lajmin e kanë konfirmuar pothuajse të gjitha mediat në Argjentinë, ndërsa për lirimin e tij ata kanë paguar 400 000 pesos, konfirmon avokati i familjes Tevez.

Lirimi i tij u bë në qytetin San Martin, ndërsa babai i Tevez në këto momente po qëndron të një i afër i familjes.