Rreh gruan, e filmon dhe bën shaka me shenjat e saj (Foto/Video)

31F3BBF000000578-3480232-image-a-103_1457348986858


Gjashtë muaj kishte abuzuar me gruan e tij, e pas rrahjeve të shumta, e fotografonte dhe e filmonte. Ato video ia dërgonte miqve të tij me të cilët pastaj bënin shaka me shenjat e saj.
Gjithçka filloi me goditje në fytyrë, më pastaj u zbuluan pamje ku Shane Cuthbert abuzonte me gruan e tij vetëm për t’u dëftyer.
Berenger Rose, 27 vjeçare nga Syndey shihet në këtë video duke e përgjëruar burrin e tij që të mos e lëndojë. Megjithatë, shihen edhe shenja të mëdha të lëndimeve që ai ia shkaktoi.
Dyshja ishin martuar vitin e kaluar pas një romance të gjatë që e kishin prej shumë vitesh.