Rrëfimi tronditës i 15-vjeçares nga Lezha: Familja më fejoi me 41-vjeçarin, më përdhunoi 7 ditë rresht

Një minorene nga Lezha ka rrëfyer një histori tronditëse në polici. Fillimisht u tha se ajo u rrëmbye dhe u përdhunua nga një 41-vjeçar, i cili është arrestuar.

Por, vajza tregon një tjetër histori. Sipas saj, ka qenë familja që e ka fejuar me këtë person, i cili më pas e ka përdhunuar një javë rresht.

Martin Haxhija, banues në Durrrës, pas denoncimit të vajzës është arrestuar me akuzat e dhunimit psikologjik duke e detyruar minorenen me iniciale G.Gj., që të jetonte me të në Durrës, ku e ka detyruar që të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë.

“Më fejuan pa dëshirën time. Martini erdhi në shtëpi dhe më kërkoi dorën për nuse. Prindërit ishin dakord, unë nuk e doja. U thashë që nuk e dua.

Pasi më fejuan më mori në shtëpi e më ka mbajtur një javë me njerëzit e familjes së tij. Kreu marrëdhënie seksuale e mua. Unë nuk doja. Më pas i thashë që nuk të dua.

Më tha të vras dhe nuk të lëshoj nga duart. Më merrte në telefon e më thoshte do të vras. Kam frikë se më çon prostitutë jashtë vendit, më ndihmoni se kam frikë prej tij”, ka thënë 15-vjeçarja në policinë e Lezhës, shkruan Balkanweb.

Nëse rrëfimi i vajzës në polici për ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik 10 ditë më parë është i vërtetë, atëherë është për të ardhur keq që akoma në familjet shqiptare ekziston fejesa pa dëshirë në një moshë kaq të vogël dhe aq më tepër me një person shumë më të madh se ajo.Rrëfimi tronditës i 15-vjeçares nga Lezha: Familja më fejoi me 41-vjeçarin, më përdhunoi 7 ditë rresht