Rrëfimi tondites nga kosovarja që e përjetoi sulmin e Mynihut: Na kaluan plumbat mbi kokë

safe_image
Familja e Armela Segashi nga sot ka hapur dyert për miqtë dhe dashamirët që duan të shkojnë për të shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e vajzës së tyre.

Ekipi i Indeksonline që po qëndron te familja e Armelës ka dëgjuar rrëfimin e djalit të axhës së Armelës, Albanit, i cili nesër do të duhej të udhëtonte për në Munih.

Albani që është punëtor afër qendrës tregtare në Munih ku mbrëmë ndodhi sulmi, ka thënë në një intervistë për Indeksonline se në momentin kur ka ndodh sulmi i kanë shkruar në telefon disa shokë duke i thënë “Dil jashtë prej punës sepse është një i çmendur që po gjuan me armë”.
Mirëpo, për fat të mirë Albani që jeton e punon në Munih aktualisht është për pushime në Kosovë, transmeton Indeksonline.

“Rasti i djeshëm që na ka godit të gjithëve, fatkeqësisht na ka ndodh në familje, qika e migjes më ka dek. Unë jetoj dhe punoj në Munih, punën prej vendit të ngjarjes e kam 200-300 metra dhe për momentin kam ardh për pushime në Kosovë por po ndihem shumë keq sepse nuk jam afër familjes dhe mixhes tem”, ka thënë Albani.

Ai thotë se menjëherë pas sulmit ka hy në rrjete sociale dhe media ku është informuar për ngjarjen në Munih. Ai ka akuzuar policine se jane vonuar per te reaguar. Për më shumë, dëgjoni rrëfimin e Albanit nga Podujeva.