Rrëfimi shokues i aktores: Babai im më përdhunonte

loading...

Aktorja e njohur e teatrit gjerman Pola Kinski, e bija e aktorit të njohur Klaus Kinski, ka shokuar opinionin publik me një rrëfim tronditës mbi jetën e saj.
Aktorja akuzon babain e saj, i cili ka humbur jetën në vitin 1991, se e ka përdhunuar sistematikisht që prej fëmijërisë deri në moshën e adoleshencës.
“Ai përfitonte nga të gjithë, nuk kishte respekt për asnjeri.”- tregon aktorja.
E gjithë kjo histori e dhimbshme tregohet me detaje në librin e saj autobiografik, të titulluar “Fjalë të një fëmije”, që pritet të publikohet se shpejti në Gjermani.
Pola Kinski rrëfen se impulsi për të shkruar këtë libër erdhi si mënyrë për të kontestuar adhurimin që opinioni publik kishte ndaj babait të saj.
“Nuk mund të dëgjoja dot më se babai im ishte një gjeni e aktor i madh. Madje që kur vdiq ky adhurim për të po rritej gjithnjë e më shumë. Nuk po duroja dot.”- shprehet aktorja.

loading...