Rrëfimi shokues i 14 vjeçares: ‘’Mamaja më detyroi të shes virgjërinë’’. I pabesueshëm çmimi (Video)

Fëmijët që detyrohen nga prindërit për të bërë veprime të pamoralshme tashmë nuk janë një gjë e re, por sërish mbetet një fenoment që të shqetëson dhe të prek.
Në një dokumentar për CNN një vajzë tregon se mamaja e kishte bindur se duhej të ndihmonte familjen ndërsa ajo vetë nuk dinte se çfarë e priste. Ajo ishte vetëm 14 vjeç kur e ëma e kishte detyruar që të shesë virgjërinë e saj. Në fillim kishte marrë vërtetimin nga mjeku se ishte e virgjër, dhe më pas e kishin dërguar te një mashkull në hotel i cili kishte ofruar 1500 dollarë për të.
E reja tregon për BBC se është përdhunuar për dy ditë rresht. Raste të tilla në Kamboxhia ka shumë sepse atje tregtia me njerëz është e përditshme.
Familjet i shesin fëmijët e tyre si skllave seksi për shkak të borxheve.
“Ky është vend i vogël dhe njerëzit nuk kanë si ti sigurojnë paratë. Mungesa e arsimimit dhe punës, industria seksuale është një prej mënyrave të fitimit”, thotë Eric Maldrum shefi i hetimit të AIM (Organizata jofitimprurëse Agape International Missionss) e cila lufton kundër robërisë dhe tregtisë me njerëz.
“Është e vështirë të kuptohen përse e bëjnë këtë këto nëna. Nuk kanë para, dhe i detyrojnë vajzat e tyre të punojnë. Madje edhe tani shoh shumë nëna të cilat nuk i kuptojnë ndjenjat e vajzave të tyre. Nuk kuptojnë se ato kanë zemër, vuajnë”, shton ai.

VIDEO