Rrëfimi Prekës! Ja si mu zhdukën fëmijët gjatë luftës së Kosovës

loading...


Ferdane Qerkezi nga Gjakova mbeti e vetme, pasi që forcat serbe në mars të 99-ës i’a morën burrin dhe katër djemtë.

Që nga ajo kohë, për këtë grua jeta ishte e vështirë por ajo thotë se asnjëherë nuk i heq nga mendja djemtë e burrin.

Qerkezi tha se eshtrat e dy djemve i gjeti, ndërsa pret edhe për tre anëtarët e tjerë të zhdukur.

Tani ajo ka vendosur që shtëpinë e saj ta bëjë muze derisa në të i ka të ekspozuara gjërat e familjarëve të saj.

E gjendur në shtëpi e vetmuar, thotë se gjithnjë mendon se mos po i vijnë djemtë e burri.

Fatin e njëjtë me Qerkezin, e ka edhe Ajshe Shehu nga Krusha e vogël.

Edhe për nënën Ajshe, dhimbja është e madhe e cila shpeshherë beson se ata mund t’i kthehen të gjallë.

Por, realitetin e dinë, ani pse e ka rëndë për ta pranuar.
4

loading...

loading...