Rrëfimi i tmerrshëm: Serbët ndanin femrat më të bukura dhe na përdhunonin

Në pjesën e katërt të serisë së rrëfimeve që boton “Koha Ditore” flet H.H., një nga gratë që tregon se si paramilitarët serbë nga kolonat e refugjatëve i ndanin femrat më të bukura dhe i dhunonin me ditë.

Atë e kanë ndarë nga kolona, njëjtë sikur se edhe shumë gra të tjera.

Paramilitarë serbë i kanë marrë femrat më të bukura dhe i kanë vendosur brenda shtëpive të braktisura. Dy muaj e gjysmë ajo kishte bashkëjetuar me një paramilitar. Nuk ia di emrin, por thotë se sot është në gjendje ta vizatojë.

Në kohën sa nuk kishte qenë aty, paramilitari e kishte mbajtur të mbyllur në dhomë. Në dhomat tjera kishte gra të tjera që po mbaheshin në mënyrë të ngjashme. “Në fillim rezistojsha mandej u dorëzova krejt”, rrëfen dëshmitarja.

Ajo tregon se si serbi i jepte edhe komplimente, derisa pinte qumështin që dilte nga gjinjtë e saj, shkruan sot “Koha Ditore”.