Rrëfimi i të mbijetuarit: Si munda të shpëtoj nga mbytja

loading...

loading...
“Isha me shokun tim, Erjonin. Në fillim ishim tek shpella lart dhe pastaj u ulëm poshtë tek kanionet. Na thanë organizatorët që të mos shkonim në atë rrugë, sepse ishte shumë e rrezikshme, por ne donim ta shikonim. U ulëm poshtë përmes shtegut dhe u afruam tek kanionet. U afruam tek uji, donim të lanim fytyrën. Aty kur u afrova, më rrëshqiti këmba poshtë, sepse shkëmbinjtë ishin me myshqe dhe pastaj nuk e di se çfarë ndodhi. Nuk e di. Pasi unë rashë dhe nuk e pashë më Erjonin. Nuk e di se çfarë ndodhi me atë. Mendoj se ai ka rënë pas meje, sepse kur unë rashë, nuk pashë më asgjë”.

Kështu shprehet 18 vjeçari Daniel Spahiu në një intervistë për “GSH”, duke rryfyer momentet e vështira të rënies në ujrat e lumit Erzen. Falë notit por edhe ndihmës së shokëve të tij ai mundi të dalë i gjallë nga uji ndërsa shoki i tij nuk eshte gjetur ende.

“Unë fillova të notoj me sa forcë që kisha dhe pastaj arrita të kapesha tek një shkëmb. Mezi mbahesha, por na kishin parë disa nga grupet e tjera dhe më ndihmuan. Ata më hodhën litarin, e kapa dhe shpëtova”, tregon ai,transmeton albeu./LajmeOnline/

loading...