Rrëfimi i shqiptares që u përdhunua për gjashtë orë në kampin rom (Video)

bkosturi-780x439-680x350-530x300

27-vjecarja shqiptare B. Kosturi, që u rrëmbye dhe u përdhunua një javë më parë në kryeqytetin italian, ka rrëfyer orët e tmerrit që kaloi me agresorët.

“Më kanë kapur për flokësh dhe për fyti. Më kanë kaluar nëpërmjet një vrime në rrjetë tek një kamp romësh”, ka thënë Kosturi.

Ajo tregon për Ora News se ka mundur të largohet prej tyre pas gjashtë orësh, duke përfituar nga momenti kur dy agresorët ishin në gjendje të dehur.

Sipas saj, plani i tyre ishte ta vrisnin, pasi nuk donin të binin në duart e Policisë.