Rrëfimi i shqiptares që i shpëtoi sulmit të sotëm në Stamboll (Video/Foto)

Një sulm vetëvrasës me bombë që ka ndodhur sot në qytetin e Stambollit ka lënë të vdekur katër persona, ndërsa numri i të lënduarve ka arritur në 36, thonë zyrtarët e atjeshëm.
Bomba shpërtheu pranë një ndërtese qeveritare në Istiklal Street të Stambollit, ndërisa ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij sulmi, raporton Indeksonline.
Një shqiptare e cila ndodhej në afërsi të tregut kryesor të Stambollit ka thënë për Indeksonline se ajo ishte bashkë me 4 shoqe tjera shqiptare kur ndodhi sulmi.
“Jemi 5 shoqe që kemi ardh me ofertë të një agjencioni turistik. Tani jemi në hotel dhe po presim që të qetësohet situata, pasi që gjendja është e tensionuar për momentin”, ka thënë kjo qytetare e cila deshi të mbes anonime.
Nuk dihet se kush e ka kryer këtë sulm, pasi nuk e kanë marrë askush ende përgjegjësin.
Qeveria turke ka fajësuar militantët kurdë për sulmet e mëparshme dhe ju janë kundërpërgjigj.
Javën e kaluar, grupi rebel kurd ATK ka pranuar vrasjen e 35 njerëzve në kryeqytet turk, Ankara, duke thënë se ishte në hakmarrje për operacionet ushtarake turke kundër kurdëve. /Indeksonline/
Untitled