Rrëfimi i shitësit të krem bananeve që ia pagoi Pacollit darkën 470 euro (Video)

Passport.jpg1

Shitësi i krem bananeve, djalosshi me kapelë, Burimi, i cili është i njohur tashmë në Prishtinë, rrëfehet se si ia ka paguar milarderit kosovar, Behgjet Pacolli, darkën 470 euro.

Burimi, tregon se kishte shkuar në një restorant ku ishte Pacolli, që të shiste krem banane, dhe ai i kishte thënë se nuk ka para.

“Shkova te kamarieri dhe ia pagova darkën 470 euro. Pas disa ditësh Pacolli vjen tek shtëpia ime dhe mi jep 4 mijë dollarë”, ka thënë Burimi në emisionin Përrallë me Tupan.

Në këtë intervistë ai flet edhe për politikanët tjerë si: Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj…

Nga minuta e 35 mund ta ndiqni intervistën e plotë.