Rrëfimi i Komandant “Cobra”: Ja si e tërhoqëm trupin e Sali Çekajt, dhe çfarë gjetëm në xhepin e këmishës së tij!


Mëngjesi i 21 prillit ishte diçka më i qetë. Rreth orës 7 erdhi kuriri i komandant Bjeshkës i cili shumë më vonë se ditët tjera na njoftoi që të përgatiteshim për ditën e sotme. Tek Fadili vërejta se sot ishte më i qetë dhe më i afërt e duke ngrënë mëngjes më tha:Cobra a mund të bisedojmë diqka unë dhe ti,e unë i thash se po ,e ai më tha se bisedën duhet ta bëjmë vetëm ne dy, e unë e ndjeja se Fadili nga unë do të kërkonte që të bëjmë tërheqjen e ushtarit të rëndësishëm.. Nga Fadili mora lajmin e hidhur se ishte vrarë Sali Çekaj dhe natyrisht se e pranova me shumë dhimbje dhe me një forcë që më erdhi nga brenda e pieta Fadilin se a edhe Salihun na e vranë si ministrin.

Fadili më tha se Salihu nuk është vrarë në Tiranë dhe pikërsiht ai ishte ushtari i rëndësishëm për të cilin Fadili fliste.
Unë e krijova një hidhërim brenda vetes dhe i thashë Fadilit se si ke mundur tam bash fshehtë këtë nga ne COBRAT. Ai më tha se tashmë kjo gjë ka ndodhur, por a do e pranosh detyrën për tërheqjen e Salihut.Unë i thash se e pranoj këtë detyrë dhe ai u ndje shumë më i rehatuar dhe na tha që të përgatiteshim në mbrëmje për tërheqjen e kufomës. Unë nuk pranova që ta tërheqim në mbrëmje ,por menjëherë ,sepse më vonë nuk jemi të sigurt se a do e gjejmë trupin e tij në atë vend dhe çdo minutë mund të na kushtojë.Fadili më pyeti se sa ushtarë më duhen për tërheqjen e kufomës e unë i tash se më duhen katër , por pasi qe nga COBRAT i kam Arben Sejdiun dhe Isni Ramën–Raketën, mi jepni ehde dy ushtarë të mirë të Abaz Thaqit. Më kujtohet edhe emri i ushtarit të tretë Jeton Pajazitaj nga Dobroshi i Gjakovës.

Pasi u bëmë 5 veta ai na tha që të niseshim tash, unë qesha dhe i thashë se ku të nisemi kur asnjëri nga ne nuk e di vendin s eku gjendet trupi i ushtarit të vrarë. Krejt kjo bisedë bëhej mes meje dhe Fadilit pasi që para tjerve nuk e përmendnim emrin e Salihut që të mos bjerë morali i ushtarëve.

Arben Sejdiu dhe Isni Rama më thanë se nëse ti komandant e vlerëson se duhet të vijmë në tërheqjen e ushtarit të vrarë ,atëherë patjetër se do të vijmë, sepse ne marrim urdhëra vetëm nga ti.Unë ju thashë se ne jemi më të mirët dhe më të përgatiturit për situate të këtilla kështu që do të shkojmë për ta tërhequr trupin e ushtarit.Fadili më tha se do shkojë ti gjejë një apo dy ushtarë që kanë qenë kur është vrarë Salihu dhe të ju orientojnë përafërsisht se ku gjendet kufoma. Kaloi gati një orë dhe Fadili u kthye nga vija e parë i vetmuar dhe tha se as një ushtarë që ka qenë atë ditë me Salihun nuk gjindet sot në luftime.

Unë e pieta Fadiln se ti “Bjeshka” a ishe atë ditë në luftime me Salihun e ai më tha se po. Unë i thash se pse atëherë nuk vjen me ne që të na orientosh dh eta kryejm tërheqjen sa më shpejtë. Fadili vendosi që të vijë me neve dhe u nisëm menjëherë.Fadili e gjeti orientimin sipas gjurmëve të snajpersistit 12.5 mm të plagosur , për të cilin kasha informatë se i kishet mbetur në pozicion snajperi dhe një revole gjatë tërheqjes.

Unë pasi që rash në gjurmët e atij snajpersiti , vendosa që të shkoj deri në pozicionin ku ai ishte plagosur, e gjeta armën , u dhasgë shenjë të tjerëve se e gjeta dhe e vendosa pranë një ahu që pasi ta tërhiqnim kufomën ta merrja përsëri. Atë ditë koha ishte me mjegull e cila herë ngritej e herë e herë bie e që na mundësonte ofrimin më të lehtë dhe pa u vërejtur nga armiku, pasi që kufoma e Salihut gjendej në një pozicion të vështirë, ngase forcat sërrbe gjendeshin edhe në anën e poshtme edhe të sipërme.

Duke lëvizur hasa në një radiolidhje me model të veçantë që e gjeta në borë e ne nuk posedonim të tilla. Radiolidhjen e vendosa në xhep.

Kur Fadili vlerësoi se jemi afër kufomës kemi vazhduar që të afrohemi në atë pozitë me kërcime prej ahut në ah Duke u afruar kishim marrë formën e trekëndëshit dhe e vërejtëm se Hysni Rama e ka kapur një kufomë që ka qenë i shtrirë në bark, e ka kthyer në shpinë, e ka puthur në ballë dhe duke bërtitur ka thënë “ kuku na e paskan vrarë komandant Salihun”.Njëri nga ushtarët e ka zbrazur çantën e vet me qëllim që të gjitha gjësendet që gjendeshin në xhepat e Salihut ti fuste në të. Gjersa ne merreshim me kufomën , Fadili e kishe marrë pushko-automatikun e prodhimit jugosllav të cilin Salihu e kishte fituar në luftime ,e pastronte nga dëbora, e fryente me gojë dhe e vendosi në krahun e vet.

Në xhepin e këmishës së Salihut gjendeshin 100 marka gjermane dhe unë propozova që të bëjmë një procesverbal dhe ato para ti ja japim familjes së Isni Ramës që gjendej në Kroaci dhe që e mbante Kryqi i Kuq e pas luftës tia dorëzojmë procesverbalin familjes së Salihut. Fadili tha që gjithqka që gjendet në trupin e tij duhet tia dorëzojmë familjes , por unë ende nuk e di se a ia ka dorëzuar ai pushkën e Salihut familjes së tij. Isni Rama qante me zë dhe nuk arrinte ta kontrollonte veten nga dhimbja e unë e kappa Salihun për jeleku e i thash Isniut kape edhe ti më shpejtë që ta dërgojmë në një zonë të sigurtë.Afro 150 metra e kemi tërhequr zvarrë nëpër borë e atyre iu thash s eju mund të vazhdoni e unë do kthehem ta marr snajperin ghë të cilën edhe e bëra. Pastaj kam vazhduar rrugën pë rte shokët e në ato moment më fishkëlluan 3-4 plumba afër kokës.Unë mendova se ishtë ndonjë breshëri qorre e armikut , por kur u hap edhe një rafall ndaj meje , pashë se ushtarët tanë që gjendeshin në mbrojtje të vijës së parë po shtienin në mua.Me gjithë paisjet që i kisha fillova të vrapoj që të futem sa më thellë në pozcionet që i kishim liruar e ata dëgjoheshin duke thënë së një ushtar I shkive u fut në pozicionet tona. Unë u vendosa nën një ah , snajperin e lash në anën e majtë e armën time personale në anën e djathtë dhe e nxorra shpejt radiolidhjen dhe kam kërkuar që Bjeshka të lajmërohet për COBREN. Bjeshka është lajmëruar dhe i kam thënë se ushtarërt tanë janë duke shtënë në mua dhe kërkoj që menjëherë ta ndërpresin zjarrin. Përmes radiolidhjes kam dëgjuar zëvendësin tim Arben Sejdiun që i fyente ushtarët që shtien në mua dhe vrapoi që ti pengonte.

Ky aksident kaloi pa pasoja , gjëra që ndodhin në çdo luftë dhe as që jam interesuar të di ndonjëherë se cilët ishin ushtarët që kanë shtënë në mua. Prapë u ofrova te kufoma e Salihut që ishte e vendosur nën pisha që ushtarët tjerë të mos e kuptonin se edhe Salihu ishte vrarë.Pas të shtënave të gabuara nga ushtarët tanë, forcat sërrbe fillaun që ti granatojnë pozicionet tona. Gjatë garantimeve ne u vendosëm nëpër pozicione dhe nuk bëmë asnjë lëvizje.Në ndërkohë erdhi njësia për tërheqjen e kufomës së Salihut e ne u kthyem në mbrojtje të vijës së parë.

Pasdite u zhvilluan luftime të ashpra pasi që forcat sërrbe çdo herë tentonin që ta kthenin territorin që ne e kishim nën kontrollë. Pasi që brenda njësisë më ishin bashkangjitur ushtarë të rinj ne atë ditë nuk patëm humbje ku ehde sot si çdo ditë unë me njësinë time i shkaktuam humbje ushtrisë sërrbe.

Ky ishte rrëfimi-dëshmija ime dhe shokeve të luftës në pika të shkurta./Fund
largea_11124609_888480087857713_1241806743689954546_n1461393288