Rrëfimi i këngëtares shqiptare: Si u dashurova me biznesmenin italian, më premtoi martesë, por më trajtoi si prostitutë


Mirela Qato, quhet 48-vjeçarja shqiptare, me profesion këngëtare në Itali, që është dënuar me 2 vite dhe katër muaj burg nga Gjykata e Padovës, pasi kishte shantazhuar të dashurin, duke i marrë një shumë prej 300 mijë eurosh
Mirela, i kishte thënë të dashurit të saj biznesmen, Gazzo Padovano, se ishte detyruar ta abortonte fëmijën e tyre dhe kjo i kishte shkaktuar dëme psikologjike, duke e çuar në depresion, ky ishte karremi që ajo i mori të dashurit të saj 300 mijë euro.

Mirelës Qato dhe biznesmenit italian, Gazzo Padovano, 18 vjet më i madh në moshë se ajo, kanë një histori dashuroi që kishte nisur në vitin 2014, por që mori një drejtim tjetër pasi italiani ishte i martuar dhe nuk donte të ndahej nga gruaja e tij.

Në një intervistë të dhënë në 2015-n për gazetarin italian, Ivano Tolettini, Mirela pranon se e ka shpikur abortin, por ai e kishte poshtëruar duke e përdorur atë si një prostitutë.

“Dua të mbroj veten në themel. Unë jam një njeri i mirë dhe nuk e pranoj poshtërimin dhe përfundimin në burg për shkak të këtij njeriu që, pasi më mashtroi duke më thënë se do të martohet me mua, do të kishim shtëpinë tonë dhe një djalë, më trajtoi si një prostitutë. Kam bërë një gabim duke i kërkuar atij para në këtë mënyrë, por ishte prekur nderi im dhe veprova me instinktin e një gruaje”, është shprehur ajo.

Mirela është sot 49 vjeç, jeton në Via Tezze Cereda, është me origjinë shqiptare, por dhe një qytetare italiane. Këngëtarja u kap në korrik 2015, dhe u lirua menjëherë. Ajo mundi t’i marrë 3200 euro të dashurit italian deri në momentin e arrestimit në flagrancë.

Në të njëjtën intervistë, Mirela tregon edhe momentin kur lidhja e tyre mori një kthesë të shëmtuar.

“I kuptova synimet e tij të vërteta. Ndodhi kur ai më mori një natë për të shkuar për darkë. Mbërriti më shumë se dy orë me vonesë. Më mori në makinë dhe u drejtuam për në Verona. Pastaj ai u ndal para një hoteli, duke më thënë që të prisja 2 minuta. Kur ai doli më tha që do ta kalonim natën aty. Unë u inatosa. Ai pastaj u zemërua, hipi përsëri në makinë dhe ikëm me shpejtësi të madhe, duke ndaluar pak më vonë në një parking ku më detyroi të kryeja marrëdhënie seksuale kundër vullnetit tim.

Ai më mori me forcë. Mua më ra të fikët. Kur më në fund u ndërgjegjësova ai i kishte pantallonat e ulura. Unë humba shumë gjak, por u shërova vetë duke u trajtuar për një infeksion. Më pas i thashë atij se do ta denoncoja. Mu lut që të mos e bëja. Më premtoi edhe një shtëpi. Por në të vërtetë u tall me mua dhe unë e hëngra sërish. Pastaj e gënjeva, i kërkova para duke i thënë se kisha pasur një abort, por paratë më duheshin për të trajtuar veten”, shprehet ajo.
mirela_1460578342-5159772