Rrëfimi i gruas: U martova me të, por tani…

sdf-4-530x300

U martova 5 vjet më parë dhe që atëherë jetoj në ferr. Bëj seks me njeriun që aspak nuk e pëlqej. Më duhet çdo ditë ta shikoj dhe çdo ditë të flas me të. Dhe pse? Për karrierë?
Po, karriera dhe puna janë “super” qëkur jam me të, por unë nuk jam e lumtur. Përndryshe kam mbaruar për marketing, kurse burri im ka një kompani të madhe ku dhe unë punoj si drejtoreshë e marketingut. E pranoj, nuk kam ardhur në këtë vend, sepse jam e mirë në punën time, por sepse jam gruaja e tij. Kishte shumë kandidatë më të mirë dhe ka akoma, por unë jam drejtoreshë, sepse hyra në martesë nga e cila dua të ikë.

Çdo ditë mendoj dhe kështu për 5 vjet si të largohem dhe të mbetet çdo gjë në rregull. Prindërit e mi dhe prindërit e tij njihen për shumë vite dhe kështu ndodhi që ne të bëhemi çift i përsosur, sikur e tëra të mbetet në familje. Çfarë familje, kur unë nuk e dua atë? Unë e di se shumë do të thonë se jam budallaçkë që kam pranuar këtë, por më besoni, nuk e dija se do të ishte kështu. Mendova se do ta dashuroja. Që megjithatë do të jetë bukur. Kishte dhe para. Pastaj, se do të udhëtonim dhe në fund se e tërë kjo do të shndërrohej në përrallë. Kjo nuk është përrallë, por ferr i vërtetë.

S’është vetëm kjo, por e di se edhe më tradhton. Sinqerisht, kjo nuk më pengon dhe aq shumë sepse mund t’i plotësojë nevojat e veta diku tjetër, kurse mua nuk më “mbyt”. Nuk e di se çfarë të bëj më? Si të largohem nga e tërë kjo, por të mos humbas gjithçka. Janë edhe dy fëmijët të cilët nuk dua t’i lëndoj, të cilëve nuk mund t’iu tregoj se nuk e dua babain e tyre. Gjithashtu, do të humb dhe punën, paratë dhe të gjitha privilegjet që kam tani për tani.

Nëse vazhdoj të vuaj do të pëlcas. Nëse e lë do të mbetem me asgjë. Mendoni se prindërit e mi do të jenë të lumtur për këtë, nëse e lë? Edhe ata do të ma kthejnë shpinën. Ata e shohin atë si të ishte një lloj perfeksioni. Le të provojnë të jetojnë me të. Jam çmendur duke menduar për këtë çdo ditë.