Rrëfimi/ E dua burrin tim, por sërish mendoj si t’ia mbath nga kjo lidhje

loading...


Fobia ndaj përkushtimit godet shumë femra, dhe nuk u largua edhe kur pranova unzën për martesë…

Burri im dhe unë kemi qenë së bashku në lidhje për rreth 10 vite. Ne kemi dy fëmijë dhe që nga fillimi i mrrëdhënies sonë, unë pritja gjithnjë se kjo lidhje do të funksionojë keq. Është një dekadë e plotë e përgatitjes mendore për veprimin e pashmangshëm.

Prindërit e mi u divorcuan kur ish 9 vjeçe. Unë jam rritur në një frymë ku prisja që të gjitha marrëdëniet e mundshme të dështojnë, edhe atë dështim fatal. Unë snjëherë nuk i kam kurorëzuar kukullat e mia me martesë, kurrë nuk kam ëndërruar për një fustan dhe vello nusërie si dhe shoqëruese të dasmave. Kurrë nuk më k shkuar mendja se do isha martuar si pasojë e martesës së dështuar të prindërve të mi.

Më pas u njoftova dhe dashurova në burrin tim. Mund të kalonim çdo sekondë së bashku pa u mërzitur fre me njëri-tjetrin dhe dashuria ime rritej vazhdimisht me pasion të thellë. Një natë, deri sa ishim të shtrirë në shtrat, ai më tha në heshtje: “A dëshiron të fejohemi”? Stomaku im u nyjëzua – sigurisht nga frika se gjithçka do të shkojë keq – por unë pa hezitim konfirmova përgjigjen më pozitivitet.

Vendosa të martohem sepse dëshiroja që t’i përkushtohesha atij, megjithë faktin se kjo ide më shkaktonte panikë. Para dasmës, vazhdoja ti thoja vetes vazhdimisht se ky është vetëm fillimi i martesës për të shuar ankthin se çfarë i kisha bërë vetes.

Tani që jemi të martuar, paniku më kap për çdo veprim bashkëshortor. Burri im mosmarrëveshjet i sheh thjeshtë si një mospajtim – diçka që duhet diskutuar dhe zgjidhur problemin. Ndërsa unë, e shoh si fundin e univerzit. Mendoj se ky është kulmi i përfundimit! Jemi të papajtueshëm dhe lidhja nuk mund të zgjasë! Unë nuk km asnjë pikë refermi se s duket një marrëdhënie e shëndetshme dhe afatgjate, kështuqë unë duhet të pyes miqtë e mi nëse zënkat apo konfliktet janë normale, sa janë të tolerueshme dhe si mund ta di kur është koha për të ikur nga kjo lidhje. 5 minuta pas zënkës së fundit, e gjej veten në mes të kopshtit duke kërkuar në Google për procedurat e divorcit. Ai e di që unë e kam menduar këtë mbathje nga jeta e tij duke u shpërngulur me nënën time në një vend tjetër.

E di se kjo pikë ndikon edhe tek burri dhe martesa jonë, sepse prindërit e tij kanë 40 vite që janë të martuar, dhe duke e njohur gjendjen e prindërve të mi, ai thjeshtë më pret deri sa qetësohem. Ai gjithnjë më përmend se do ta kalojmë jetën së bashku.

Unë përpiqem të fsheh këtë mentalitet apokaliptik nga dy fëmijët e mi, të cilët janë të moshës 4 dhe 1 vjeçare. Vajza 4 vjeçare ka raport të mirë me kukullat e saj duke i kurorëzuar me meshkuj të ndryshëm që takon në rrugë, kështuqë jam e lumtur se ajo nuk do të zhvillojë të njejtat ankthe kur të rritet.

Unë nuk di se çfarë të ju them vajzave të mia në lidhje me martesën dhe përkushtimin, nëse ato do të më pyesnin ndonjëherë, sepse mendoj që ende nuk e kam figuruar këtë çështje edhe për veten. Unë dëshiroj që ato të kenë një pikëpamje pozitive për martesën sepse fundja vet e dëshirojmë atë! Unë nuk mund ta paramendoj hidhërimin dhe poshtërimin. Më mirë të hidhem diku se të përfundoj keq. Më mirë të largohem nga lidhja para se të lëndohem marrëzisht. Me një fjalë, nuk e di si do t’ia bëj me këtë ankth dhe frikë, por duhet ta pranoj se ato ekzistojnë brenda meje – dhe se unë qëndroj me burrin tim sepse vet e kam bërë këtë zgjedhje jetësore.
4

loading...

loading...