Rrëfim skandaloz/ Vjerra 59 vjeçare ka ndjenja të papërmbajtshme për dhëndrrin

Një grua në moshë të mesme thotë se ka 4 vite që ka ndjenja për partnerin e së bijës, i cili ka thuajse gjysmën e moshës së saj, dhe për këtë fakt ajo ndjehet në turp dhe faj.

Historia e saj është rrëfyer për “ShkodraNews”.
“Ka qenë viti 1993 kur jemi larguar nga Tamara drejt Barit. Jetën e kemi krijuar në Itali, duke lënë pas mentalitetin dhe vuajtjet ekonomike të Shqipërisë.

Nuk di çfarë po ndodh me mua, sepse ndjej për të dashurin e vajzës. Ai është sa gjysma e moshës time, por nuk mund ta largoj nga mendja, që kur e kam takuar 4 vite më parë.

E di që duhet të më vijë turp për këtë. Por ndjenjat qenkan të çuditshme. Unë bashkë me burrin jemi 59 vjeç, vajza jonë është 26 vjeçe. Kurse unë po çmendem për dhëndrin 33-vjeçar.

Betohem në Zot që gati sa nuk më del zemra nga kraharori kur jam afër tij.
Nuk humb asnjë rast për ta parë. Më dridhen këmbët kur ja dëgjoj zërin në telefon. Askush ende nuk dyshon për këto ndjenjat e mia, sepse po i mbaj nën kontroll, por nuk di deri kur.

Rrija me idenë se kjo dëshirë do të zhdukej me kalimin e kohës.Por jo!

Nuk dua ta lëndoj vajzën, nuk di si t’ja bëj ta ndaloj këtë gjë të tmerrshme që po më torturon prej kaq shumë vitesh”, thotë ajo.