Rrëfehet truproja mbretërore: Princeshë Diana ka patur 20 dashnorë! Trump njëri prej tyre?

“I pëlqente shumë shoqëria e meshkujve. I pëlqente gjuetia edhe në rast se ata ishin të martuar. Diana pati 20 dashnorë”, është rrëfyer ish-truproja i pallatit mbretëror.

Në intervistën e gjatë, Dai Davis, ish krye-truproja i Pallatit Mbretëror ka tronditur mbarë Britaninë , duke rrëfyer se Princesha e famshme shoqërohej me shumë meshkujt, përfshirë këtu edhe aktorin Kevin Kostner.

“Në atë kohë nuk kisha angazhime të posaçme për sigurinë e princeshës: në pallat Diana ishte e sigurt. Edhe pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore kishin lidhje jashtëmartesore por gjithçka ndodhte krejt fshehtësist. Shqetësimi kryesor ishte që të mos vinin në siklet mbretëreshën”- këto janë fjalët e Dai Davis, ish zyrtarit të “London Metropolitan Police” që për tre vite, nga 1995 deri në 1998, komandoi 450 njerëzit e ngarkuar për të mbrojtur ‘kështjellën’.

Por sikur mos të mjaftonte aktori Koster, revista të tjera të njohura kanë folur edhe për një lidhej të mundshme mes Presidentit Donald Trump dhe Princeshës britanike, shkruan syri.net. Një artikull i vjetër i sjellë në vëmendje nga “Marie Claire” ka nxjerrë në dritë se ai u përpoq të joshte një princeshë.

Te gjithë e kemi parasysh Princeshë Dianen tek kërcen në Shtëpinë e Bardhë me Jonh Travoltan, në atë kohë e udhëhequr nga Presidenti Ronald Reagan, thotë revista.

Ajo që është më pak e njohur është se e ndjera Diana gjithashtu kishte lidhje me një administratë tjetër në Shtëpinë e Bardhë: atë të Donald Trump.

Mes viteve 1990, shumë kohë para se te ishte President, Trump duket se kishte një flirt me Dianën, i cili çoi madje në një seri artikujsh dhe lajmesh të çuditshme që bënë bujë në të gjithë botën.

Trump dhe Lady Di u takuan në të njëjtat qarqe të pasura dhe të fuqishme sociale në vitet ’90 dhe herë pas here panë njëri-tjetrin në mbrëmjet e bamirësisë.

Ata u takuan në një darkë në Manhatan dhe ulën në të njëjtën tavolinë ku ishte e pranishme edhe gruaja e dytë Trump, Marla Maples, shkruan “Syri.net”.Trump mësohet se e ftoi në klubet e golfit.

Më pas, sipas një dokumentari 60-minutësh, pas divorcit nga Princi Charles në 1996, Trump i ka dërguar Princeshë Dianës buqeta masive lulesh në “Kensington Palace”.

Scott, një mik i Diana-së, thotë se Princesha po pyeste veten çfarë duhet të bënte dhe nëse Trump po flirtonte me të.

Tre vjet më vonë, në vitin 2000, Trump vuri Dianan në listën e10-grave me të bukura në botë. Pas vdekjes së saj, ai i dërgoi ngushëllime të ndjera familjes