Rrëfehet pukjania: Burri më vdiq, vjehrri më tha të martohem me djalin e vogël

Një histori vërtetë e dhimbshme ajo e treguar nga një grua pukjane, e cila rrëfen për ndarjen nga jeta të burrit të saj. Me anë të një mesazhi në faqen e facebook-ut të “Shkodraneës”, ajo tregon se pasi i vdiq burri, vjehrri i saj i kërkoi që të martohej me djalin e vogël.

Kur e la i shoqi, si pasojë e një aksidenti, ajo tregon se kishte një fëmijë të mitur, çka e vështirësonte edhe më shumë përballimin e situatës në të cilën ndodhej.

Historia e plotë:

“Bashkëshorti im ka punuar gjithmonë në Itali në ndërtim dhe në shtëpi vinte 1 herë në 4 muaj. Ndryshe nuk kishim me çfarë të hanim.

Por një ditë të zezë ai humb jetën në aksident me makinë atje. Kisha 1 fëmijë të mitur, as 2 vjeç nuk i kishte mbushur akoma.

Normal drama dhe dhimbja e madhe. Pasi mbaroi vakia më thotë vjehrri që të më martojë me djalin e vogël të shpisë. Pra të martohesha me kunatin e vogël që e kisha moshatar.

Ose ndryshe nuk kisha ma punë në atë shtëpi e fëmijën do t’ma mbanin ata se është gjaku i tyre. Nuk pranova.

Kategorikisht. Mu duk imorale, e shpifur, çmenduri dhe pa sens me marr kunatin që e kisha parë gjithmonë si vëlla.

Kështu që më larguan nga shtëpia. Fëmijën ma mbajtën. Unë s’kisha takat me luftu. Familja jeme shumë e varfër. Derisa 3 vjet ishtu, vdes vjehrri e pastaj brenda muajsh edhe vjehrra. Kunati ma bjen djalin. Dhimbja e atyre viteve ka ken e papërshkrueshme. Kush mos e provoftë.

Sot jetoj me fmin tim dhe jam shtatzënë me një vajzë nga burri i ri italian”, shkruan ajo në mesazhin e saj dërguar në faqen tonë në Facebook.