Rrëfehet nusja nga Kosova: Kam një vit e martuar, por vazhdoj të jem e virgjër

3sdfdsf

Bashkëshortin ajo e njohu nga kushëriri i saj. Folën për një periudhë të gjatë, derisa ai erdhi nga Gjermania për t’i kërkuar dorën. Kështu, të bindur për dashurinë e tyre, ata u martuan pas pak muajsh. Por, sot kjo nuse nga Dukagjini, edhe pse ka 1 vit e martuar, vazhdon të jetë e virgjër. Ja çfarë shkruan ajo:

Jam A., nga Dukagjini. 33 vjet i kam mbushur muajin që shkoi. Kam pasur të dashur, por nuk ishte kësmet që të martohesha dhe lidhjet përfundonin shpejt, posa e kuptoja qëllimin e të dashurve të mi se synimi i vetëm i tyre ishte të më fusin përfundi dhe hiçgjë më shumë…

Por, njohja me Enisin sikur i ndryshoi gjërat. Më njohu me Enisin kushëriri im, i cili ndodhet në Gjermani. Ma dha atë në telefonin dhe biseda jonë e parë, pra njohja, zgjati hiç më pak se një orë. Folëm e folëm derisa edhe u lodhëm… E, si përfundim e përmbyllëm bisedën që të dëgjoheshim edhe ditëve të tjera.

Por, kaloi një javë dhe më as kushëriri im e as Enisi nuk më telefonuan. Mendova se kishte qenë lojë dhe asgjë më shumë. Dhe, mu në kohën kur mendova se s’kishte gjë nga ajo punë, në telefonin tim erdhi një thirrje pa numër. E hapa. Ishte Enisi. Më tha se kishte pasur punë shumë dhe nga lodhja nuk kishte pasur as si t’më lajmërohej. Më tha se muajin tjetër do të vijë në Kosovë, jo se kishte punë, por që të takoheshim. Thënë të drejtën, u befasova: tërë atë rrugë për një njohje!

Dhe, erdhi edhe dita të takoheshim. Dola në aeroportin e Prishtinës dhe e prita. Nga larg e njoha në bazë të fotove të shumta që m’i kishte dërguar. Ishte edhe më i bukur se në foto…

Nga aeroporti u nisëm për në Pejë me veturën time. Në hotelin “Nora” u ndalëm në kafe. Ndenjëm aty nja dy orë dhe ai, thënë shkurt, më pëlqeu shumë në bisedë. E, kur u ndamë në Pejë më tha se dëshiron të njihet edhe me familjen time. Dhe, ashtu ndodhi. Tri ditë më vonë ai erdhi te ne. U njoh me babanë dhe tim vëlla. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë edhe u fejuam, ashtu shpejt e shpejt dhe u morëm vesh që gjatë verës edhe të martohemi, në mënyrë që të fillojë procedurën për bashkim familjar.

Në muajin gusht u martuam, me një dasmë shumë simbolike. Ai më mori me pak krushq dhe me dërgoi në shtëpinë e tij. Erdhi edhe koha e gjumit. Thënë të drejtën, para se të binim më rrokën do ethe nga frika, sepse për mua ishte nata e parë që bëja gjumë me një mashkull, andaj në kokën time silleshin lloj-lloj mendimesh. Si do të jetë hera e parë?

Dhe, hera e parë ndodhi shumë thjesht. Posa ramë në shtrat atë e zuri gjumi! Në mëngjes u arsyetua se ishte i lodhur nga dasma dhe nuk kishte dëshirë që të bënim seks vetëm sa për sy e faqe…

Në natën e dytë, ende pa rënë me fjet, një telefonatë i erdhi nga Gjermania. Bosi e thërriste të kthehej menjëherë në punë! Kjo bëri që ai kinse u shqetësua dhe edhe nata e dytë kaloi bosh…

Ditën e tretë e përcolla në aeroport dhe me një shtrëngim duarsh edhe u ndamë, ai duke hyrë ne aeroplan e unë duke u kthyer në shtëpinë e prindërve të mi…

Tash, edhe pse edhe pak ditë bëhen një vit që jam martuar, ende jam virgjine! Ende pres se si do të ishte hera e parë…