Rrëfehet njeriu i mallkuar


Pas një muaj hulumtimesh, ata gjetën ditarin e Kornel Brandhauserit, stërgjyshit të tyre. Ditari ishte i verdhë, e disa faqe të tij mungonin. Ata kishin parë se Kornelit i interesonin gjërat e errëta, okulte.

Në një pjesë, në këtë ditar, shkruante: “Sot nënshkrova kontratën e cila do ta përcaktojë fatin e sojit të Brandhauserëve gjatë dekadave të ardhshme. Shpresoj që pasardhësit e mi, e edhe pasardhësit e tyre të largët, do të dinë ta vlerësojnë këtë”.

Edhe pse ishte mjaft preciz, Kornel nuk tregon këtu se me kë kishte nënshkruar kontratë dhe çka parashikonte ajo kontratë. Karlo Brandhauser thotë se gjyshi i tij, Kornel, kishte vdekur kur ky kishte pasur vetëm nëntë vjet, kështu që nuk kishte pasur rastin ta njihte më mirë. Por, në një rast, ai e kishte çuar në dhomën e tij, ia kishte treguar horoskopët, topin e kristaltë dhe disa rekuizita të tjera.

Karlo thotë se, me këtë rast, gjyshi i kishte treguar edhe disa gjëra të frikshme, por si i ri, atëherë nuk i kishte kuptuar si dhe sa duhet. Ajo që habit më së shumti, është analiza. Me analizë është dëshmuar se letra e cila u është dërguar nga “djalli” është rreth 150 vjet e vjetër. Është vërtetuar edhe se ato janë shkruar me gjak dhe janë identike midis veti. Familjarët e kësaj familjeje tani janë duke pritur se çka do të ndodhë…
mal