Rrëfehet motra e Sevdai Radogoshit, ja pse e rrahu ai

Floranta Radogoshi është një nënë e dy fëmijëve, e cila aktualisht është duke e ushtruar profesionin e infermieres. Ajo ka shtatë vite që është ndarë nga burri i saj. Menjëherë pas ndarjes për gjashtë vite kishte jetuar me një banesë, e cila nuk ishte në pronësi të sajën.

Ajo ishte larguar nga ajo banesë në të cilën kishte jetuar me fëmijët e saj, atëherë kur banesën e kishte blerë dikush nga pronari i banesës. Florenta nuk qëndronte mirë financiarisht në momentin kur ishte larguar nga ajo banesë dhe në këtë rast ishte detyruar që të shkonte e të strehohej tek shtëpia e prindërve të saj, e cila nuk ishte e banueshme. Me të shkuar atje djali i vëllait të saj, djali i aktorit Sevdai Radogoshit, ia kishte sjellë nënën e saj ngase deri në këtë moment ajo qëndronte në shtëpinë e Sevdaisë.

Floranta thotë se konflikti filloj pikërisht në këtë moment për shkak se nëna e saj kishte një pension të Suedisë dhe Sevdaia ishte ai i cili kërkonte llogari për të hollat dhe e akuzonte atë që nuk kujdeset për nënën. Floranta thotë që i ka thëne disa herë, qe unë i kam thëne që nuk mjaftohem me rrogën time ngase kam fëmije në studime dhe natyrisht qe me duhen para të kujdesem për nënën. Përkundër kësaj Sevdaiu gjithmonë insistonte që pensionin të merrte ai dhe e akuzonte Floranten që ia keqpërdor të hollat e saj.

Këto konflikte vazhduan për një kohë deri sa ndodhi ajo që për Floranten u kthye në një makth të madh. Floranta ka edhe vëllezër te tjerë përpos Sevdaise. Ajo fajtor kryesor në prishjen e këtyre raporteve mes vëllezërve dhe asaj e le Sevdain, i cili fliste gjithmonë fjale jo të mira për Floranten. Në ditën më të trishtë për Floranten, kishte ardhur vëllai i saj i madh i cili jeton në Suedi dhe i kishte kërkuar asaj me nxitim ta lëshonte shtëpinë. Floranta tregon se kishte insistuar të mos e lëshonte ngase nuk kishte se ku të shkonte dhe më pas ai kishte filluar ta godas në sy të nenës së moshuar. Më pas Floranta kishte humbur ndjenjat dhe e kishin dërguar me emergjencë, me ç’rast ishte lajmuar në polici. Pasi që Floranta kishte ardhur në vete dhe ishte kthyer në shtëpi, ishte Sevdaiu ai i cili kishte shkuar tek e motra duke e fyer dhe sharë atë pse e kishte dërguar vellaun e madh në polici. Floranta edhe pse në gjendje jo shumë të mirë pas incidentit të më parshëm përjetoj dhunë fizike për herë të dytë nga Sevdai Radogoshi. Gjendja e Florantes tani kishte kaluar ekstremet, ngase ajo kishte përjetuar një sulm kardiak të lehtë.

Sipas saj, arsyeja pse Sevdai Radogoshi nuk e lejon atë të jetoj në atë shtëpi është lakmia, madje ajo thotë se vëllai i saj përkundër moshës që ka, mbetet adoleshent në raport me gjerat që nuk janë për moshën e tij dhe arsyeja pse synon të mos më lërë të jetoj në këtë shtëpi është pikërisht kjo punë sepse i duhet edhe një shtëpi, për të bërë gjera qe janë vërtetë të turpshme.

Floranta ka një apel për të gjitha femrat “të mos duron askush dhunën, të paraqitet ajo në polici, media e kudo qoftë sepse në të gjithë jemi të barabarte dhe pavarësisht që vëllezërit e mi mendojnë që zëri i femrës nuk duhet të dëgjohet në shtëpi, unë nuk e lejoje një gjë të tillë”, shprehet Floranta per Infokusi.com

Floranta më tej tregon që Sevdaiu asaj i kishte thënë “ Ti je hyzmetraqe dhe nuk je askush në shtëpi.” Ajo ndihet shumë keq për gjerat qe vëllai i saj kishte deklaruar dite më parë, duke thëne se ajo është një e sëmurë psikike, gjë që Floranta e mohon dhe për me tepër ajo thotë që nëse sipas tij unë jam një e tillë atëherë si guxon ai të ushtron dhunë ndaj një personi të sëmur mental.

Tani Floranta është ne pushim mjekësor dhe për Sevdainë është lëshuar urdhër nga policia për t’iu mos ofruar shtëpisë së saj.

11