Rrëfehet gruaja: “Kapa burrin duke më tradhtuar por arsyeja pse e bëri më shokoi”

tr_1473924005-8007430-530x300Në letrat e dërguara në adresë të psikologes së “The Sun” kësaj here vjen një histori paska ndryshe, pasi personi që rrëfen nuk ka tradhtuar, siç ndodh zakonisht në këtë rubrikë, por ka kapur burrin duke tradhtuar.
Edhe pse ai nuk i kërkoi falje, e madje i tha se seksi me femrën tjetër ishte i përsosur, ajo sërish arriti që ta falte sepse zbuloi sëmundjen nga e cila vuante i shoqi.

Lexoni historinë e plotë përmes letrës së bërë publike.

Letra e gruas

“Kam kapur burrin duke më tradhtuar me një femër që e njohu online, por sërish e fala.

Ai është 43 vjeç ndërsa unë jam 38 dhe së bashku kemi dy fëmijë. Kishte pak muaj që ai sillej ndryshe me mua e po ashtu edhe me fëmijët. Një vit më parë humbi edhe punën dhe kjo e mërziti edhe më shumë, por unë gjithnjë jam munduar t’i qëndroj pranë.

Por një ditë zbulova se kishte harxhuar një mal me para në një dhomë hoteli ku kishte bërë seks me një femër që e kishte njohur në internet. Kur i kërkova llogari ai e pranoi e madje më tha se kishte kaluar shumë mirë me të dhe se seksi ishte i mrekullueshëm ndërsa unë nuk e plotësoja. Në fakt më tha shumë gjëra që më mërzitën por pas disa ditësh mblodha veten dhe fillova të diskutoja me të.

Në fund kuptova që kishte nevojë të fliste me një mjek dhe pas një konsulte që bëmë rezultoi se ai vuante shumë nga depresioni. Iu gjenda krah bashkë me fëmijët dhe kështu ai arriti ta merrte veten dhe raporti jonë të rregullohej.

Por tani më duket sikur çdo gjest të mirë që bën kundrejt meje e bën jo sepse e ndjen por sepse ndihet fajtor. A mos duhet t’i jap fund martesës sime, pasi gjërat nuk mund të mbahen pa pasur dashuri e respekt në mes?!”

Përgjigjja e psikologes

“Ti je treguar një grua mjaft e zonja dhe e ke menaxhuar këtë situatë ashtu sikurse vetëm pak femra do ta bënin. Ti ia ke dalë, e ke ndihmuar atë të përmirësohet e po ashtu edhe raportin tuaj prandaj mos u dorëzo në fund.