Rrëfehet gruaja e pedofilit vrasës, kërkon dënim me varrje për burrin e saj (VIDEO)

fgv

Valbona Paci, vajza nga fshati Fushe Alie i Dibres, e martuar prej dy vjetesh me Ardian Përrenjasin, rrefen per jeten e kaluar prane njeriut qe akuzohet abuzime seksuale me nje te mitur dhe qe dyshohet per vrasjen e Julian Celes.E tronditur nga ajo çfare ka ndodhur, 24-vjeçarja tregon se bashkëshorti i saj nuk ka shfaqur asnjëherë shenja se ishte i dhunshëm. 24-vjeçarja rrefen se i vizitonte vetem fqinja e tyre, njëherësh shkesa, Adelina, e cila e linte djalin e saj 12-vjeçar shume here me te, gjate kohes qe ishte ne pune. Ndërsa lidhur me zhdukjen e 11-vjeçarit Julian Çela, ajo thote se ka qene edhe asokohe ne Diber dhe ngjarjen e ka mësuar nga mediat. Ndryshe nga deklaratat e familjareve te te akuzuarit se e kishin perzene prej vitesh nga shtëpia, bashkëshortja e Përrenjasit thote te kundërtën, madje tregon se ka kaluar disa dite me familjen e tij. Por Valbona sot kërkon qe ish-bashkëshorti te marre dënim maksimal. Edhe i ati i Valbonës, Besnik Paci, nuk e fsheh habinë se si nuk ka mundur te kuptoje sjelljet e dhëndëri te tij, qe per te, duhet te dënohet me vdekje.