Rrëfehet 36 vjeçarja: Bëj seks me kolegun e punës, por ai…

loading...


Deidre është rubrikë mjaftë e njohur e cila është në kuadër të The Sun, dhe në këtë rubrikë njerëzit i shpërndajnë përvojat dhe brengat e tyre si dhe kërkojnë këshilla nga stafi i Deidres.
Ndër rrëfimet më interesante së fundmi në Deidre, ka qenë ky i një gruaje 36 vjeçare, e cila bën seks me kolegun e saj të punës, por thotë se ai nuk e lë gruan e tij të sëmurë për të dhe se e injoron kur është me të.
Rrëfimi i plotë:
“Përshëndetje Deidre,
Unë jam duke e tradhtuar burrin tim me një koleg të punës mirëpo i dashuri im është si dy njerëz të ndryshëm.
Ai është i dashur kur është me mua por kur është me gruan e tij është sikurse unë nuk ekzistoj për të më.
Ne filluam të bënim seks fshehtazi pas kthimit nga puna një natë së bashku me taksi ku ai kishte propozuar diçka krejt budallaqe dhe unë e kisha pranuar.
Ne kishim shkuar në një hotel dhe kishim bërë seks tërë natën.
Ishte fantastik dhe unë kisha arritur ta bind burrin tim se kisha qenë në shtëpinë e një kolegeje.
Unë jam 36 vjeçare dhe burri im është 35 vjeçar, ndërsa i dashuri 43 vjeçar. Afera jonë seksuale është më shumë se 1 vit.
Nuk kam fëmijë por jam e gatshme ta lë burrin, shtëpinë, edhe punën për të dashurin.
Por i dashuri thotë se nuk mund ta lë gruan e tij pasi që ajo vuan nga skleroza dhe zakonisht shtë e sëmurë. Kur ai është me të ai më injoron mua. Nuk më dërgon SMS, nuk më telefonon, asgjë.
Ai thotë se nuk e do më atë dhe se ajo i është bërë atij sikur një motër, por prapë se prapë nuk e lë atë.
Nuk e di ku qëndroj unë. A është ai duke luajtur me mua?
Unë as nuk jam e bindur se gruaja e tij është e sëmurë në të vërtetë.
A do e lë ai atë dhe a më do ai në të vërtetë sikurse më thotë? Burri im ende dëshiron ta ketë një lidhje me mua por tani lidhja jonë është më shumë shoqërore sesa bashkëshortore.
Nuk e di edhe sa mund ta përballoj këtë situatë. Është sikurse jam duke i jetuar dy jeta të ndryshme njëkohësisht”, kishte rrëfyer ajo për stafin e Deidre.
Pas këtij tregimi shumë interesant e të pazakontë, stafi i Deidre i ishte përgjigjur asaj duke i treguar se së shpejti njëri nga ‘burrat e saj’ do e lë atë, dhe se kur e bën kjo do të pendohet për veprimet e saja.
“Vendos çfarë dëshiron të bësh me martesën tënde. Nëse dëshiron të qëndroni bashkë, siç don burri juaj, atëherë vendos çfarë është mirë e çfarë keq. Afroju prapë me të, fillojeni prapë një jetë seksuale dhe kaloni një kohë të mirë.
Nëse nuk dëshiron të qëndrosh e martuar, atëherë ndaju me të dhe gjeje dikë tjetër për ta dashuruar.
Por mos u mbështet në kolegun tënd.
Ai është duke e pasur një aferë, kjo është e gjitha. Ai nuk shfaq ndonjë shenjë që do e lë bashkëshorten e saj. Nëse do kishte dashur ai do e kishte bërë këtë moti”, kishte qenë përgjigja e Deidre.
2

loading...

loading...