Rrëfehet 30 vjeçari: Jetoj në shtëpinë e shokut dhe bëj seks me gruan e tij, por…

Një djalë 30 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se bën seks me gruan e shokut të tij më të ngushtë, në shtëpinë e të cilit dhe jeton
Djali thotë se ajo e do seksin me të por që i duket vetëm argëtim, ndërsa që ky është dashuruar në të por nuk di çfarë bëjë.

Rrëfimi i tij i plotë:

Për disa muaj unë jam duke fjetur me gruan e shokut tim më të mirë.
Unë e dua atë por nuk dua ta lëndoj atë apo ta humb shoqërinë me të , plus që unë jetoj me ta.

Unë dhe shoku im jemi 30 vjet. Gruaja e tij është 28 vjet dhe e mrekullueshme. Mua më ka pëlqyer ajo që kur ata filluan të dilnin.
Unë u ndava nga e dashura afatgjate vitin e kaluar dhe shoku im më tha se mund të shkoja të banoja me ta në një dhomë të ndarë.

Ne kalojmë shumë mirë dhe atyre u pëlqen që unë t’u paguaj për qëndrimin tim.
Ai kishte të shkonte me punë në një javë trajnim ndërsa gruaja e tij shkoi tek nëna dhe babai i saj por u kthye një natë para se ai të vinte.

Ne dolëm pak, pimë disa gotë verë dhe më pas qëndruam duke shikuar video në shtëpi.
Para se ta dija se çka po bëja, unë isha duke e puthur atë dhe ajo po më puthte mua.
E kuptova se kisha dashur ta bëj këtë për sa kohë. Ne përfunduam në shtratin tim….

Ne përfunduam në shtratin tim dhe bëmë seksin më të mahnitshëm ndonjëherë.
Unë dola ditën tjetër që ta shmangia ardhjen e shokut tim pasi ai e do shumë gruan e tij dhe nuk doja të isha përreth atyre të dashuruarve.

Por që nga atëherë ne bëjmë seks sa herë që ai është jashtë dhe kjo ndodh shpesh pasi ai është pjesë e një klubi futbolli.
Ajo e do seksin me mua dhe unë po ashtu me të dhe ajo thotë se unë jam një dashnor i mrekullueshëm.

Për të është vetëm argëtim mendoj por unë kam rënë në dashuri me të.
Është shumë e vështirë për mua që të ulem në mbrëmje me ta në tavolinë dhe t’i shoh ata që preken ndërsa që unë e gjithë çka dua është që ta marr atë në krahët e mi.

Mendoj se duhet të largohem nga aty por tani nuk kam para të deponuara për një tjetër banesë.
Nëse kuptohet për atë që bëj me gruan e tij, do të përfundojë shoqëria ime me shokun tim dhe unë nuk jam i sigurt se ajo do të më zgjedhë mua.

Përgjigja e psikologes:

Nga ajo që tregon, nuk tingëllon që ajo do të zgjedhë ty.
Kam frikë se ti je vetëm pak argëtim që ajo po e plotëson egon e saj.

Por nëse kuptohet lidhja e juaj, ti do të jesh i pari që do të fajësohesh dhe jo ajo.

Shoku yt nuk do të ta harrojë kurrë këtë.

Ruaj pak para dhe zhvendosur, ndërkaq thuaj gruas së shokut se flirti ka përfunduar dhe shmangu nga qëndrimi vetëm me të në shtëpi dhe bërja seks me të.