Rrëfehet 20 vjeçari që përplasi për vdekje gruan: Më kapi paniku

Pas arrestimit, 20 vjeçari i ciliaksidentoi për vdekje nënën e dy fëmijëve është shprehur në rajonin e policisë se atë e ishte kapur paniku, duke mos ditur se çfarë po bënte. Ai ka thënë para forcave të policisë se nuk e mendonte se do ti kalonte sipër.

“Më kapi paniku pa ditur se po e tërhiqja zvarrë”. Kështu është shprehur para oficerëve të policisë Andrea Memollari, i riu 20 vjeçar i cili aksidentoi përvdekje një ditë më parë Dhurata Priftin.

Memollari do te përballet tani me dy akuza “aksident me pasojë vdekjen” dhe “largim nga vendi i ngjarjes”.

I riu është shfajësuar për akuzën e dytë. “Pasi e godita në fillim më zuri paniku, pastaj nuk e di çfarë bëra. Nuk mendoja se do i kaloja përsipër”, mësohet të ketë deklaruar Memollari në polici pas arrestimit.