Rrahje mes dy deputetëve ukrainas para gazetarëve (Video)

rrahje

Deputetët ukrainas Aleksandar Vilkul dhe Vlladimir Parasjuk janë rrahur para gazetarëve pas xhirimit të emisionit televiziv “Programi i mbrëmjes”, në të cilën ata nuk kanë mundur të pajtohen rreth situatës aktuale në vend. Menjëherë pas emisionit Parasjukun e ka pritur kundërshtarin e tij politik jashtë studios dhe kanë filluar të këmbejnë grushta, pas çka ka intervenuar edhe ekipi i sigurisë së televizionit. Më vonë Parasjuk është kërcënuar edhe se do ta shkatërrojë automobilin e Vilkulit. Ai e akuzoi kundërshtarin e tij se është “spiun i Kremlinit, të cilin e ka sjellë lufta në vendin e tij”. “Vilkul duhet të likuidohet, depërtohet dhe nga ai të mos mbetet asnjë gjurmë”, është kërcënuar Parasjuk.